A e dini se keni të drejtë të keni qasje në dokumentet zyrtare?
Ky ligj u miratua më 7 tetor 2010, kurse hyri në fuqi 65 ditë më vonë.
Neni 19
Informimi i publikut mbi të drejtat e tij për qasje në dokumente
1. Institucionet publike duhet të informojnë publikun për të drejtat e tij për qasje në dokumente zyrtare dhe mënyrën në të cilën kjo e drejtë mund të ushtrohet. Gjithashtu duhet të ndërmarrin masat e nevojshme për të:
1.1. përmbushur detyrat dhe obligimet e tyre lidhur me zbatimin e kësaj të drejte;
1.2. ofruar informata mbi çështje apo aktivitetet për të cilat janë përgjegjëse;
1.3. menaxhuar dokumentet e tyre, në mënyrë efikase, në mënyrë që të ketë qasje të lehtë;
1.4. për ta informuar publikun për të drejtat të cilat rrjedhin nga ky ligj; si dhe
1.5. për të caktuar njësinë apo zyrtarin përgjegjës për komunikim me qytetarë, të cilët janë përgjegjës për pranimin dhe shqyrtimin fillestar të kërkesave për qasje në dokumente.
Klikoni këtu për ta lexuar Ligjin e plotë.