Ndërlidhjet

Putin akuzohet për plagjiat


Blogerët rusë kanë thënë se një artikull i botuar këtë javë nga kryeministri i Rusisë, Vladimir Putin, “në masë të madhe është plagjiat nga një monografi sociologjike”.

Artikulli i Putinit, me titull “Rusia: Çështje kombëtare”, është botuar në të përditshmen “Nezavismaja gazeta” më 23 janar, ndërsa është i dyti në serinë e publikimeve të Putinit në prag të zgjedhjeve presidenciale të 4 marsit.

Në artikullin në fjalë, kryeministri rus ka sulmuar nacionalistët për “mosmarrëveshjet e mbjella”, ndërsa u ka bërë thirrje emigrantëve të regjistrohen me autoritetet.

Blogerët, megjithatë, pretendojnë se pjesa e tretë e publikimit është marrë nga monografia e sociologut Valeri Tishkov, dhe dy studiuesve të tjerë.

Putin do të kandidojë sërish për postin e presidentit në zgjedhjet presidenciale të marsit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG