Ndërlidhjet

Politika “teknike”


Në zyrat e diplomatëve evropianë në Bruksel thonë se e bëjnë një ndarje të qartë ndërmjet dy proceseve që kanë të bëjnë me Kosovën e Serbinë.

Përjashtohet, pra, mundësia që dialogu teknik ndërmjet këtyre dy vendeve dhe procesi i integrimit evropian të kenë të bëjnë me njëri-tjetrin.

Mirëpo, njohësit e rrethanave politike në Prishtinë e Beograd vlerësojnë se ndarja ndërmjet proceseve politike dhe atyre teknike, të cilën Bashkimi Evropian përpiqet ta bëjë, dëshmon konfuzionin që ekziston sa i përket dialogut ndërmjet Kosovës e shtetit serb.
Dushan Janjiq
Dushan Janjiq

Dushan Janjiq nga Forumi për Marrëdhënie Etnike, në një prononcim dhënë Radios Evropa e Lirë, tha se me përdorimin e termit “teknik” burokracia evropiane po përpiqet të fsheh karakterin politik të procesit dhe ndërlidhjen e tij me strategjitë integruese për të dyja vendet.

Kjo është një nga fjalët kyçe dhe e fjalorit që përdoret me qëllim të shmangies nga qartësimi se çfarë nënkupton e tërë ajo”, tha ai.

Pas raundit të fundit të dialogut Prishtinë-Beograd, autoritetet kosovare kishin thënë se për “konstruktivitetin e treguar në dialog”, Kosova do të shpërblehej me liberalizimin e vizave me BE-në.

Të enjten Kosova zyrtarisht nisi dialogun me Komisionin Evropian për këtë çështje. Por kumtuesja e këtij lajmi, komisionerja për çështje të brendshme e Komisionit Evropian, Sesilia Malmstrom, theksoi rëndësinë që të mos tërhiqet ndonjë paralele ndërmjet dialogut teknik Prishtinë-Beograd dhe liberalizimit të vizave.

Eksperti për integrime evropiane, Avni Mazreku, i quajti të padobishme deklaratat e zyrtarëve kosovarë, bazuar në të cilat, liberalizimi i vizave me BE-në do të dilte si shpërblim evropian i fituar nga dialogu me Serbinë.

Heqja e vizave për në shtetet evropiane, sipas tij, nuk hyn në kuadër të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian për avancimin e të cilit po shpreson aktualisht pala serbe.
Nëse e krahasojmë Kosovën me Serbinë ose Shqipërinë ose Maqedoninë ose me Malin e Zi, Kosova është shumë stade prapa nga këto vende.

Nëse e krahasojmë Kosovën me Serbinë ose Shqipërinë ose Maqedoninë ose me Malin e Zi, Kosova është shumë stade prapa nga këto vende. Nëse ne flasim për dhënien apo mosdhënien e statusit të vendit kandidat për Serbinë: Serbia praktikisht e ka konkluduar marrëveshjen për stabilizim-asociim, ka filluar implementimin e marrëveshjes për stabilizim-asociim e rrjedhimisht kërkohet një opinion i Komisionit Evropian për t’i dhënë statusin e kandidatit. Ndërsa, Kosova ende nuk i ka konkluduar negociatat për të konkluduar marrëveshjen për stabilizim-asociim”, u shpreh ai.

Paqartësive ekzistuese i shtohet kushtëzimi për normalizimin e raporteve Prishtinë-Beograd, të cilin Brukseli, në fillim të dhjetorit të shkuar, ia bëri Serbisë rreth marrjes së statusit të kandidatit.

Janjiq tha se me “petkun” teknik, synohet të fshihet se dialogu ndërmjet Kosovës e Serbisë ka të bëjë me njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Të gjitha çështjet si dokumentet, liria e lëvizjes apo kontrolli i doganave janë të ndërlidhura me sovranitetin e Kosovës si substancë të pavarësisë”, theksoi ai.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG