Vendimi për kandidaturën e Serbisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian pritet të merret në muajin mars, në kohën kur edhe skadon afati për shpalljen e zgjedhjeve të rregullta në Serbi, për mbajtjen e të cilave afati i fundit është 6 maji.
Kjo siç duket e vë Serbinë sërish në një situatë jo shumë komode, duke qenë se komuniteti ndërkombëtar insiston në zhbërjen e strukturave paralele dhe autoritetet në Beograd duhet të vendosin nëse zgjedhjet do t’i mbajnë edhe në territorin e Kosovës.
Sekretari shtetëror në Ministrinë serbe për Kosovën, Oliver Ivanoviq, tha se ende nuk është marrë ndonjë vendim nëse zgjedhjet serbe do të mbahen edhe në Kosovë.
“Besoj që ato me siguri do të organizohen, sepse në aspektin politik nuk mund të paramendohet që të mos mbahen këto zgjedhje përsëri pas zgjedhjeve që janë mbajtur në vitin 2008. Kemi problem me funksionalitetin e disa komunave dhe ndoshta kjo do të mund të jetë një nga elementet për vendimin. Por, deri më tash, ky vendim nuk është marrë. Më duket se ende është herët”, u shpreh ai.
Deputetët e Kuvendit serb, kohë më parë, e patën pyetur ministrin serb për Kosovën, Goran Bogdanoviq, nëse zgjedhjet do të shpallen edhe në Kosovë, në çka ai ishte përgjigjur duke thënë se nëse respektohet Kushtetuta dhe ligjet në fuqi, nuk ka si të jetë ndryshe.
Mirëpo, Gjorgje Vukoviq nga Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci në Serbi, tha se në këtë rrafsh, duhet bërë dallim midis zgjedhjeve lokale dhe atyre parlamentare.
Derisa këto të fundit, sipas tij, nuk do të ishin problematike për asnjërën palë, zgjedhjet në nivelin lokal do të ishin një çështje krejt tjetër.
“Rreth asaj se a do të mbahen zgjedhjet parlamentare në Kosovë, nuk ka dilema të mëdha. Është krejtësisht çështje tjetër lidhur me zgjedhjet lokale- se si dhe në çfarë mënyre të veprohet me ato institucione, të cilat funksionojnë e që e përfaqësojnë një pjesë të Serbisë në Kosovë”, vlerësoi ai.
Një ndarje të tillë e bëjnë dhe në Zyrën Civile Ndërkombëtare në Kosovë.
Zëdhënësi i kësaj zyre, Kristian Palme, i tha Radios Evropa e Lirë se, bazuar në votimin e diasporës, serbëve të Kosovës do t’u mundësohej pjesëmarrja në parlamentaret serbe të 2012-ës, por se për hollësitë lidhur me këtë nevojitet një marrëveshje ndërmjet të dyja qeverive.
Çështje krejt tjetër, sipas tij, janë zgjedhjet lokale.
“Zgjedhjet lokale janë një gjë krejtësisht tjetër, për të cilën nuk po diskutojmë tani. Por, votimi i diasporës nuk është i pazakontë. Shumica e shteteve e bëjnë atë. Andaj, sikurse në çdo shtet tjetër ku votojnë qytetarët serbë për zgjedhjet e përgjithshme në Serbi, do të ishte e njëjta gjë edhe për Kosovën”, tha ai.
Ndërkaq, analistja në Qendrën për Studime Euro-atlantike, Jelena Miliq, tha se Serbia në shumë mënyra e ka rrezikuar vullnetin e mirë dhe gjetjet pozitive të Komisionit Evropian dhe njëkohësisht edhe mundësinë që në mars të fitojë statusin e vendit kandidat.
Zgjedhjet në Kosovë, theksoi ajo, atje ku Serbia nuk ka më kontroll, nuk do të ishin gjë tjetër, veçse një gabim i radhës i Beogradit.
“Mendoj se, duke pasur parasysh gjithë këtë pështjellim rreth referendumit në katër komunat, edhe organizimi i zgjedhjeve do të ishte vërtetë skajshmërish kundër-produktiv dhe i papërgjegjshëm".
"Mos të harrojmë se që nga incidentet fillestare gjatë verës në veri të Kosovës, jo vetëm Gjermania, por e gjithë Bashkësia Ndërkombëtare perëndimore, ka tërhequr vërejtjen se insistimi në komunat e dyfishta, çështja e strukturave paralele dhe administratës paralele në veri të Kosovës, paraqet një problem të madh, i cili nuk mund të zgjidhet menjëherë, por për të cilin Serbia duhet të mendoj në të ardhmen”, tha ajo.
Kërkesave të Bashkësisë Ndërkombëtare për shuarjen e strukturave paralele serbe në Kosovë, Beogradi zyrtar i ishte përgjigjur me vlerësimin se një gjë e tillë kërkon kohë dhe se nuk mund të bëhet brenda natës.
Zgjedhjet e Serbisë, deri më tani, janë mbajtur disa herë edhe në Kosovë por rezultati i tyre nuk është njohur si i ligjshëm as nga autoritetet kosovare, as nga ato ndërkombëtare.
Kjo siç duket e vë Serbinë sërish në një situatë jo shumë komode, duke qenë se komuniteti ndërkombëtar insiston në zhbërjen e strukturave paralele dhe autoritetet në Beograd duhet të vendosin nëse zgjedhjet do t’i mbajnë edhe në territorin e Kosovës.
Sekretari shtetëror në Ministrinë serbe për Kosovën, Oliver Ivanoviq, tha se ende nuk është marrë ndonjë vendim nëse zgjedhjet serbe do të mbahen edhe në Kosovë.
Kemi problem me funksionalitetin e disa komunave dhe ndoshta kjo do të mund të jetë një nga elementet për vendimin.
Deputetët e Kuvendit serb, kohë më parë, e patën pyetur ministrin serb për Kosovën, Goran Bogdanoviq, nëse zgjedhjet do të shpallen edhe në Kosovë, në çka ai ishte përgjigjur duke thënë se nëse respektohet Kushtetuta dhe ligjet në fuqi, nuk ka si të jetë ndryshe.
Mirëpo, Gjorgje Vukoviq nga Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci në Serbi, tha se në këtë rrafsh, duhet bërë dallim midis zgjedhjeve lokale dhe atyre parlamentare.
Derisa këto të fundit, sipas tij, nuk do të ishin problematike për asnjërën palë, zgjedhjet në nivelin lokal do të ishin një çështje krejt tjetër.
“Rreth asaj se a do të mbahen zgjedhjet parlamentare në Kosovë, nuk ka dilema të mëdha. Është krejtësisht çështje tjetër lidhur me zgjedhjet lokale- se si dhe në çfarë mënyre të veprohet me ato institucione, të cilat funksionojnë e që e përfaqësojnë një pjesë të Serbisë në Kosovë”, vlerësoi ai.
Një ndarje të tillë e bëjnë dhe në Zyrën Civile Ndërkombëtare në Kosovë.
Zëdhënësi i kësaj zyre, Kristian Palme, i tha Radios Evropa e Lirë se, bazuar në votimin e diasporës, serbëve të Kosovës do t’u mundësohej pjesëmarrja në parlamentaret serbe të 2012-ës, por se për hollësitë lidhur me këtë nevojitet një marrëveshje ndërmjet të dyja qeverive.
Çështje krejt tjetër, sipas tij, janë zgjedhjet lokale.
Zgjedhjet lokale janë një gjë krejtësisht tjetër, për të cilën nuk po diskutojmë tani. Por, votimi i diasporës nuk është i pazakontë.