Pesëmbëdhjetë marsi i këtij viti, është afati i fundit kur ndërmarrjet shoqërore të privatizuara me metodën e spin off-it special, duhet t’i përmbushin obligimet ndaj Agjencisë Kosovare të Privatizimit, në të kundërtën ndërmarrjet do të kthehen në pronësi të agjencisë.
Kështu thotë për Radion Evropa e Lirë, Shkëlzen Lluka , drejtor menaxhues në Agjencinë Kosovare të Privatizimit, duke shtuar se këto ndërmarrje mund t’i nënshtrohen procesit të ri-privatizimit.
“Sa i përket spin off-ëve specialë, ne tani jemi në fazën ku blerësit e kanë mundësinë e vetme, që deri më 15 mars të bëjnë një zgjidhje. Në të kundërtën, agjencia ka marrë vendim që të bëjë kthimin e aksioneve, t’i kthejë ndërmarrjet, nëse deri me atë datë nuk i kryejnë obligimet, nuk vijnë më investitorë të rinj apo edhe me garancione bankare për t’i përfunduar zotimet që i kanë marrë mbi vete”, thotë Lluka.
Ndërmarrjet që nuk kanë arritur t’i përmbushin obligimet e zotuara gjatë blerjes së tyre janë “Grand Hotel Prishtina”, dy minierat e magnezit, ajo e Strezovcit dhe Goleshit, Fabrika e Duhanit Gjilan, dhe Fabrika NBI Suhareka.
Procedura e spin off-it special nënkupton mosndryshimin e veprimtarisë së ndërmarrjeve.
Por, me çfarë metode do të ri-privatizohen këto ndërmarrje, pasi procesi i privatizimit me metodën e spin off-it special nuk praktikohet që nga shuarja e Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit?
Berat Rukiqi, sekretar në Odën Ekonomike të Kosovës, thotë se autoritetet e privatizimit, gjatë ofertimit për ndërmarrjet në fjalë, duhet të përcaktojnë kritere të veçanta.
“Nëse është në fushën e shërbimit, kriter mund të jetë që të vazhdohet në fushën e shërbimit; nëse është hoteleri të vazhdohet me hoteleri, por që të gjendet dikush që ka një përvojë të caktuar dhe që mund të garantojë kapital dhe pastaj të shikohet se cilët janë ata partnerë potencialë”, shpjegon Rukiqi.
Për të pasur sukses në ri-privatizim, Rukiqi vlerëson se investitorët potencialë për këto ndërmarrje, duhet të kenë përvojë në fushën e veprimtarisë që kanë ndërmarrjet aktuale.
“Në këto raste, dështimet më të mëdha vijnë si rezultat i asaj që shumë kompani që i posedojnë këto ndërmarrje, nuk kanë përvojë dhe në anën tjetër, nuk kanë kapital të mjaftueshëm për t’i dërguar investimet deri në fund”, thekson Rukiqi.
Sidoqoftë, që nga fillimi i procesit të privatizimit e deri më tani janë privatizuar gjithsej 306 ndërmarrje shoqërore, prej të cilave janë krijuar mbi 670 ndërmarrje të reja.