Ndërlidhjet

Varfëri dhe mjerim






Në një dhomë në të cilën kundërmon erë myshku dhe lagështie, në një dhomë të vjetër e të ftoftë, në një dhomë ku mungojnë gjërat elementare, e që shërben si dhomë gjumi, kuzhinë, banjo dhe si dhomë mësimi.

Në këto kushte të rënda, tani e shtatë vite jeton Zaha Rexhepi dhe djali i saj 10 vjeçar.

Çdo ditë ata jetojnë me frikën e rrëzimit të barakës. Frikën më të madhe e kanë tani, gjatë kohës së dimrit, pasi nga muret e plasaritura, shiu dhe bora depërtojnë në dhomën ku ata qëndrojnë.

Sapo të shkelesh në tepihun e vjetruar ndjehet lagështia. Shiu që kishte rënë një ditë më parë kishte lagur gjithçka që ajo kishte pasur në atë dhomë.

Zaha Rexhepi
Zaha Rexhepi
E sëmurë dhe e lodhur nga këto kushte, Zaha rrëfen vuajtjet e saj.

Jeta këtu është shumë e vështirë, është katastrofë, shikoje tavanin qysh është, çka bie jashtë hynë brenda, xhiroje, shikoni. Po e sheh edhe vet. Tash kur ka nis me ra borë, uji ka hyrë në kabllot e rrymës dhe nuk kemi as rrymë”, thotë ajo.

Fjalët janë të tepërta, nuk ka nevojë për fjalë, sytë shohin, shprehet ajo, derisa fshinte lotët.

Ofshante dhe kushtet në të cilët jetonte i quante mjerim.

E dërmuar nga jeta e varfër, e dërmuar nga mungesa e ushqimit të mjaftueshëm për djalin e saj, kërkon vetëm pak mëshirë nga ata të cilët mund ta ndihmojnë.

60 euro nuk më mjaftojnë as për sëmundjen e kokës, këtu është ftoftë dhe po ftohemi shpejtë. Djali sapo i kryen një parë ilaçe, ftohet prapë, dhe prapë duhet me ble ilaçe tjera. Si në ‘friz’. Duhet veshur trashë si jashtë, si brenda, se është ftoftë. Nxehjen nuk guxoj ta lëshoj se rryma nuk është në rregull. Një shporet që e kam, më shumë fus mbeturina në të, se sa dru. Vetëm një dhomë dhe një banjë e dua, asgjë tjetër. Dikush që ka mundësi të më ndihmojë”, rrëfen Zaha.

Sipas të dhënave të Ministrisë se Punës dhe Mirëqenies Sociale, numri i familjeve të cilët marrin asistencë është rreth 35 mijë familje.

Shuma që këto familje marrin është nga 40 deri në 80 euro.

Për familjet me gjendje të rëndë ekonomike dhe sociale, nuk ka edhe shpresa të shumta, pasi që problemi i varfërisë në Kosovë nuk do të zgjidhet shpejtë. Kështu të paktën deklarojnë vetë përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës.

Në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Nenad Rashiq shprehet:

Unë jam i bindur se edhe për katër vjet nuk do te jemi vendi më i varfër në Evropë, dhe unë besoj se do të jemi në mes.
Unë jam i bindur se edhe për katër vjet nuk do te jemi vendi më i varfër në Evropë, dhe unë besoj se do të jemi në mes”, thotë ai.

Të dhënat e fundit zyrtare për varfërinë në Kosovë janë të vitit 2009. Në këtë vit, thuhet se pak më shumë se një e treta e popullsisë, apo 35 për qind jetonin nën vijën e varfërisë absolute me 1.55 euro në ditë, ndërsa 12 për qind jetonin nën vijën e varfërisë së skajshme me 1.02 euro.

Këto të dhëna thuhet se nuk kanë pësuar ndryshime të mëdha të mëdha gjatë viteve të fundit.

Ndërkohë, që për vitin 2012 ministri i Punës dhe Mirëqenies premton se do të punojnë në zbutjen e këtyre shifrave të varfërisë.

Ai thotë se projekti punësimi i qëndrueshëm i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale edhe gjatë vitit 2012 do të financohet nga Banka Botërore.

Sipas tij, është siguruar një buxhet prej 11 milionë euro, të cilat do të dedikohen vetëm për zbutjen e varfërisë.

Këto mjete do të ndikojnë direkt në zbutjen e varfërisë e cila vlerësohet mes 40 për qind në nivelin e Kosovës. Dhe kjo do të ndikojë në zvogëlim radikal të përqindjes së familjeve të varfra”, shprehet ai.

Ndërkaq, përfaqësues të mekanizmave ndërkombëtarë, kishin konstatuar se Kosova është vendi më i varfër në Evropë.

Ndërkaq, vazhdimisht kishin kërkuar nga institucionet kosovare që të krijojnë mekanizma adekuatë për zbutjen e shkallës së varfërisë.

Në zbutjen e shkallës së varfërisë në Kosovë, një rol të rëndësishëm ka edhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik.

Besim Beqaj
Besim Beqaj
Ministri Besim Beqaj thotë se nuk është e lehtë të punohet në zbutjen e varfërisë. Ai thotë se ka pasur lëvizje në këtë drejtim, por ende duhet shumë punë për të bërë.

A jemi të kënaqur në të gjithë me këtë gjendje. Jo nuk jemi të kënaqur. Por derisa kthehemi disa vite më herët, kur kemi pasur 600 - 700 euro të hyra për kokë banori, sot i kemi 3000 euro. Kjo është lëvizje shumë e madhe, por duhet të kuptojmë se ekonomitë janë lëvizëse. Dhe nuk është lehtë që me një shkop magjik të themi se nuk jemi vend më i varfër, por po ju them se në sensin e zhvillimeve dinamike, jemi duke ecur më shpejt se shtetet e rajonit, dhe kjo është e rëndësishme”, thekson Beqaj.

Sidoqoftë, niveli i varfërisë në Kosovë përgjatë vitit që lëmë pas, nga njohës të çështjeve ekonomike në Prishtinë ishte konsideruar mjaft shqetësuese. Ata kishin thënë se situata e rëndë ekonomike e kërcënon edhe stabilitetin e vendit.


Varfëria në Kosovë
Ju lutem prisni
Bashkëngjite

No media source currently available

0:00 0:02:57 0:00

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG