Një ndër çështjet më të diskutuara gjatë tërë vitit 2011 ka qenë privatizimi.
Post Telekomi i Kosovës, si kompania më fitimprurëse në vend, pati ngritur debate të ndryshme sa i takon privatizimit.
Reagime pro dhe kundër privatizimit, fillimisht ishin ngritur në 2010 në Kuvendin e Kosovës, më rastin e miratimit të strategjisë për privatizimin e ndërmarrjes në fjalë, pasi pozita votoi pro shitjes, ndërsa opozita kundër.
Madje, ka qenë pikërisht ky zhvillim, i cili thuhet publikisht, se ka shtyrë Lidhjen Demokratike të Kosovës të tërhiqet nga koalicioni qeverisës më Partinë Demokratike të Kosovës, në vitin 2010, duke dërguar kështu vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme.
Por, edhe pas formimit të qeverise se re, problemet nga PTK-ja nuk u larguan.
Pasi në muajin mars të 2011, afati i fundit ligjor për të miratuar ligjin për buxhetin e Kosovës, u miratua edhe privatizimin i kësaj kompanie, vendim ky që nxiti reagime nga opozita, shoqëria civile, por edhe nga vetë sindikata e punëtorëve të PTK-së.
Por, pavarësisht reagimeve të tyre, e rëndësishme ishte që të privatizohet kjo kompani, për shkak, siç thuhej, mungesës se mjeteve buxhetore, pasi kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë fushatës parazgjedhore premtoi rritje pagash për shërbyesit civilë deri në 50 për qind.
Karshi vërejtjeve të shumta përgatitjet për procesin e privatizimit të Post Telekomit të Kosovës, nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, vazhdonin gjithmonë sipas planifikimeve të tyre.
Në garë për blerjen e 75 për qind të aksioneve të Postës dhe Telekomit kanë qenë kompani nga Kroacia, Austria, Shqipëria, Egjipti dhe Jemeni. Por, në muajin qershor, autoritetet kanë eliminuar nga gara tri kompani, duke mbetur në garë vetëm Telekomi kroat dhe ai austriak.
Por, në muajin tetor, kur qeveria priste kualifikimin e kompanisë fituese, largohet nga konkurrimi Telekomi kroat, çka rezultoi më dështimin e privatizimit të PTK-së, ku edhe Komiteti për Privatizim e mbylli këtë proces si të pasuksesshëm, duke pritur që të hapet i riu.
Arsim Bruçaj, menaxher i Njësisë për Implementimin e Projektit, në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, thotë se e mirë do të ishte sikur të përfundonte projekti gjatë 2011-ës...
“Sigurisht që kur fillon një projekt, është mirë të përfundohet. Projektet e mëdha kanë shumë variabla të cilat nuk kanë qenë në dorë të qeverisë dhe KQP-së. Sigurisht për derisa ka qenë mirë të përfundohet”, tha Bruqaj.
Edhe shoqëria civile, ka kritikuar shpesh këtë proces. Avni Zogiani, nga organizata për Demokraci Anti- Korrupsion dhe Dinjitet “ Çohu”, vazhdimisht ka shprehur dyshime rreth keqpërdorimeve gjatë përgatitjes se procesit.
Ai thotë se procesi vazhdimisht është zhvilluar jashtë kërkesave ligjore. Madje, ky proces sipas tij, ka qenë konflikt i hapur interesi, pasi haptas është vërejtur se kompania potenciale për blerjen e aksioneve të PTK-së, ka qenë Telekom Austria.
“Edhe investuesit më seriozë potencialë nuk kanë marrë fare pjesë në tender, për shkak se e kanë parë se procesi është duke u kurdisur në mënyrë të njëanshëm. E të gjitha këto kanë bërë që atmosfera rreth tenderit të PTK-së ka qenë tepër e vrazhdë dhe deri në fund qëndroi vetëm kompania, e cila e kishte këshilltarin e vet në qeveri për transaksion”, tha Zogiani.
Ndërsa, ekspertë për çështje ekonomike, e vlerësojnë fitore për Kosovën dështimin e privatizimit të PTK-se, ndonëse siç thonë, aksidentalisht.
Lumir Abdixhiku, drejtor ekzekutiv në Institutin “Riinvest”, konsideron se procesi i përgatitjes ka qenë i ngutshëm, çka rezultoi edhe më dështimin e saj.
“Ka qenë një proces mjaft i ngutshëm, për shkak se është bërë për mbulojë të nevojave buxhetore, dhe në një situatë të tillë nuk ka qenë aspak e habitshme se procesi do të këtë vështirësi, vështirësitë u panë në fundvit. Me qenë se ishte planifikuar jo gjithçka mirë. Përveç kësaj, disa oferta interesante me tendenca korruptive brenda Postës, filluan të bëjnë zhvlerësimin e vlerës se asetit”, thekson Abdixhiku.
Ndryshe, punëtorët e Postës dhe Telekomit të Kosovës, kanë qenë më të gëzuarit nga dështimi i privatizimit të kompanisë. Sindikata nuk është pajtuar asnjëherë me privatizimin e kompanisë në fjalë, dhe në shenjë kundërshtimi, disa herë gjatë 2011 –ës kanë organizuar protesta.
Milazim Alshiqi, udhëheqës i kësaj sindikate, thotë se autoritetet kompetente nuk janë treguar transparente në procesin e privatizimit të aksioneve të kësaj ndërmarrje.
“Fillimisht jam shumë i kënaqur që Kosova shpëtoi nga humbja e milionave të PTK-së, do të thotë se është një veprim shumë real që ka ndodhur”, thekson Alshiqi.
Sidoqoftë, autoritetet thonë se përgatitjet për procesin e ri të privatizimit tashmë kanë filluar.
Arsim Bruqaj, tregon se Komisioni Qeveritar i Privatizimit, ka vendosur për ndarjen e njësisë së biznesit të Postës dhe në fund të nëntorit është bërë thirrje publike për para-kualifikim për këshilltar të transaksionit. Planifikimet sipas Bruqajt janë që gjatë vitit 2012 të përfundojë projekti në tërësi.
“Edhe herën e parë projekti ka ndjekur një praktikë të dëshmuar ndërkombëtare. Në këtë drejtim, pra në atë të procedurave, projekti është i qartë në objektiva, transparencë dhe efektiv në procedurë. Në aspektin e procedurave edhe ligjërisht jemi të obliguar të ndjekim këtë praktikë të tillë, kështu që nuk mundemi të ndryshojmë shumë. Ndërsa në aspektin e strukturimit të transaksionit, ndryshimi më i madh është ndarja e njësisë se biznesit të Postës”, thotë Bruqaj.
Ndryshe, në muajin qershor të vitit 2011, Prokuroria Speciale e Kosovës, pati ngritur aktakuzë ndaj ish-drejtorit të PTK-së, Shyqyi Haxha, mbi bazën e dyshimit se i njëjti ka keqpërdorur detyrën zyrtare dhe autorizimit.

E të gjitha këto kanë bërë që atmosfera rreth tenderit të PTK-së ka qenë tepër e vrazhdë dhe deri në fund qëndroi vetëm kompania, e cila e kishte këshilltarin e vet në qeveri për transaksion.