"Wall Street Journal"
Në vitin 1952, sekretari i atëhershëm amerikan i shtetit, Din Eçëson, tha se “Britania e ka humbur një perandori, por ka dështuar në gjetjen e një roli”.
Fatkeqësisht për Britaninë, ajo vendosi të heqë dorë nga lidhjet e saj të gjata globale, kulturore, juridike dhe filozofike në Amerikën e Veriut dhe kërkoi atë rol në Evropë.
Pavarësisht afërsisë gjeografike me Britaninë, kontinenti, megjithatë, është shtëpi për një mori të kulturave, sistemeve ligjore dhe filozofive qeverisëse, shumë të ndryshme nga ato të Britanisë, që tradicionalisht njihet si liberale.
Tani, si rezultat i qëndrimit të fundit të kryeministrit Dejvid Kameron në samitin e Bashkimit Evropian, Britania dhe Evropa janë në udhëkryq. Amerika mund ta ndihmojë Britaninë që ajo ta bëjë zgjidhjen e duhur, në të mirën dhe përfitimin e të dyja vendeve.
Presidenti francez, Nikolas Sarkozi, përmblodhi suksesshëm rezultatet e samitit të këtij muaji. Ai i tha gazetës “Le monde” se tani ekzistojnë dy Evropa; njëra që dëshiron më shumë solidaritet ndërmjet anëtarëve të saj dhe sundimit të legjislativit, si dhe tjetra që lidhet me logjikën e tregut të vetëm.
Evropa e rregulloreve dëshiron të shtyjë përpara me një integrim më të thellë, rregulla më të rrepta buxhetore, si dhe një tranzicion më larg nga demokracia e shtet-kombeve.
Problemi është se askush nuk i ka pyetur njerëzit e Evropës nëse ata e duan një gjë të tillë.
Nacionalizmi është në rritje. Rregullat buxhetore janë injoruar në mënyrë flagrante në të kaluarën dhe plani franko-gjerman nuk ka të bëjë me ballafaqimin me problemet strukturore të euros, të cilat i bëjnë vendet e Evropës Jugore jokonkurruese.
Është më se e qartë për shumë të huaj se Eurozona vazhdon të përballet me probleme. Agjencitë e vlerësimeve nuk janë të impresionuara dhe uljet e shumicës së anëtarëve të Eurozonës dhe bankave të tyre mund të ngjajnë tani më shumë se kurrë më parë. Kjo nënkupton se zoti Kameron kishte dy zgjidhje: të kapej për fijen e shpëtimit, apo të fundosej bashkë me të tjerët.
Ndoshta pjesa më interesante rreth vendimit të z.Kameron është mënyra se si ai e mori atë. Është tashmë e qartë se ai kishte bërë përpjekje – ashtu siç u kishte premtuar votuesve britanikë – për t’i rikthyer fuqitë larg nga Brukseli.
Kjo përpjekje ishte kundërshtuar me disa paragjykime. Duke pasur parasysh armiqësinë tanimë evidente të Bashkimit Evropian ndaj Britanisë, çdo përpjekje e mëtejme në rikthim do të jetë gjë e dështuar. Implikimet janë të konsiderueshme. (v.k.)