Ndërlidhjet

Nga mosbashkëpunimi pësojnë punëtorët


Punëtorë në Drenas - foto nga arkivi
Punëtorë në Drenas - foto nga arkivi
Përfaqësuesit e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, në konferencën përmbyllëse për vitin 2011 kanë folur vetëm për të arritura të mëdha, ndërkohë që nuk kanë cekur fare dështimet.

Ndërkaq, përçarjet të cilat kishin ndodhur në BSPK, gjatë këtij viti, kryetari i këtij mekanizimi, Haxhi Arifaj i ka quajtur të pakuptimta.

Mosmarrëveshjet në BSPK kishin filluar në Kongresin e Pestë Zgjedhor, kur delegatët kishin shkarkuar nga detyra kreun e këtij mekanizmi, Haxhi Arifaj, dhe kanë përkrahur për kryetar Ali Shabanajn, ish-kryetarin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës.

Por, Arifaj nuk kishte pranuar të largohet nga detyra, duke e vlerësuar jolegjitim shkarkimin e tij.

Gjendja ishte tensionuar edhe më shumë kur në dy kongrese të ndara brenda këtij institucioni janë zgjedhur dy kryetarë që do t’i drejtojnë sindikatat. Haxhi Arifi në njërën anë dhe Ali Shabanaj, në anën tjetër.

Edhe përkundër këtyre mosmarrëveshjeve që ndodhën në këtë mekanizëm për gjatë një viti, kryetari i BSPK-së, Haxhi Arifaj, në konferencën përmbyllëse të fundvitit tha se punëtorët kosovarë nuk kanë pësuar, dhe se ata kanë vazhduar punën e tyre.

Meqë është bërë edhe ngritja e pagave, ky subjekt, ky institucion ka punuar, sindikatat, federatat kanë qenë aktive dhe kanë punuar shumë.
Meqë është bërë edhe ngritja e pagave, ky subjekt, ky institucion ka punuar, sindikatat, federatat kanë qenë aktive dhe kanë punuar shumë”, thekson Arifaj.

Sidoqoftë, duke u nisur nga e gjithë kjo, viti 2011 nga përfaqësues të organizatave të tjera në Kosovë, të cilët po ashtu mbrojnë të drejtat e punëtorëve, konsiderohet si vit i mosbashkëpunimit.

Ata thonë se punëtoria kosovare është duke pësuar shumë nga situata e krijuar në BSPK.

Nënkryetari i Konfederatës së Sindikatave të Lira të Kosovës, Ali Dragusha thotë për Radion Evropa e Lirë se padyshim që përçarjet që kanë ndodhur në BSPK kanë ndikuar në mos realizmin e të drejtave të punëtorëve dhe lirive sindikale.

Është tepër shqetësuese gjendja në të cilën ndodhen sindikatat e Kosovës. Nuk kemi mundur të arrijmë asnjë progres, por më shumë kemi qenë një vegël e partive politike, e pushtetit, e Agjencisë Kosovare të Privatizimit dhe organizmave tjerë, të cilët e kanë shfrytëzuar këtë vakum dhe këto përçarje në lëvizjen sindikale, me qëllim të realizmit të interesave të veta”, thekson Dragusha.

Dragusha thekson se nëse vazhdohet më këto përçarje, sindikatat në Kosovë do të vijnë në një situatë të turpshme.

Ai thotë se po bëjnë përpjeke që të gjejnë një formë më të mirë të bashkëpunimit, në të mirë të punëtorëve

Sidoqoftë, Dragusha thekson se i vetmi progres i arritur gjatë këtij viti, ka të bëjë me Këshillin Ekonomik Social.

I vetmi progres që është bërë në Këshillin Ekonomik social. Mund të them që është bërë një konstituim dhe një punë e mirë në këtë drejtim”, shprehet ai.

Në anën tjetër kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Haxhi Arifaj, thotë se synimi i tyre për vitin 2012 do të jetë hapja e vendeve të reja të punës dhe mbrojtje të të drejtave të punëtorëve.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG