Ndërlidhjet

Sa kujdesemi për shëndetin?


Ilustrim
Ilustrim
Hulumtimet e bëra nga ekspertë shëndetësorë tregojnë se ushtrimet fizike zgjasin jetën.

Sipas tyre mjaftojnë vetëm 15 minuta ushtrime gjatë ditës për rritjen e jetëgjatësisë.

Por, sa kujdesen qytetarët e Kosovës për shëndetin e tyre lidhur me aktivitetet fizike si dhe mënyrën e të ushqyerit?

Vlora Gashi, 24 vjeçare, thotë se për dallim nga ushqimi jocilësor që ajo përdorë, dhe orari jo i rregullt, aktivitetit fizik kushton shumë rëndësi, pasi që studion edukatën fizike.

Merrem me hendboll dhe me gjitha sportet nga pak, pasi studioj edukatën fizike. E ushqimit nuk i kushtoj shumë rëndësi edhe pse është shumë e rëndësishme, sidomos për ata që merren me sport”.

Ndërkaq, Burim Kastrati, 51 vjeçar i kushton rëndësi të madhe ushqimit, por jo edhe aktivitetit fizik.

Nuk i kushtoj shumë rëndësi aktivitetit fizik. Pasi që nuk kam pasur probleme deri tash, nuk i kam kushtuar shume rëndësi. Ndërkaq, ushqimit i kushtoj shumë rëndësi, pasi që tash edhe mosha, dhe duhet të kujdesem pak më tepër për shkak të tensionit”.

E Shyqëri Dumani, rreth 60 vjeçar, me profesion ekolog, i kushton shumë rëndësi si aktivitetit fizik, po ashtu edhe ushqimit.

Ai kultivon pemë dhe perime, në kopshtin e tij, në mënyrë që mos t’i përdorë ushqimet e importuara, pasi që ato i quan të dyshimta.

I kushtoj rëndësi shëndetit, dhe metodat se si i kushtoj janë të ndryshme. Ne jetojmë në një ambient shumë të ndotur, një ndër vendet më të ndotura në botë, mund ta bësh një përzgjedhje për të jetuar në një nivel pak më të lartë. Merrem me ushtrime, ecje, por edhe me ushqim kujdesem. Unë ushqehem me pemë dhe perime shumë, si dhe kam kopshtin tim ku i mbjelli ato dhe i kultivoj vetë”.

E Leotrim Kabashi, për shkak të ditës shumë të ngarkuar me punë dhe studime, nuk ka kohë për aktivitete fizike, e as për ushqim të rregullt.

Mundohem t’i kushtoj sa më shumë që mundem. Merrem me sport pak, e ushqimit nuk i kushtoj shumë rëndësi, sidomos orarit, për shkak të obligimeve ditore, studimeve”.

Ndërkaq Besarta Grezda, 22 vjeçare, studente, thotë se kujdeset për shëndetin aq sa mundet, dhe sa i premton koha.

Kujdesem për shëndetin, merrem me ushtrime, por jo edhe për ushqimin, sepse nuk e kam të rregullt. E di se është shumë e rëndësishme, por kur ke kohë. Unë nuk kam edhe aq shumë kohë”.

Gazmend Kuqi nga Prishtina, 30 vjeçar, thotë se mundohet të mos ndalet asnjëherë, ndërsa shton se as me aktivitete fizike e as me ushqim nuk është shumë i rregullt.

Nuk kam kohë të merrem me ushtrime, por po mundohem me qenë aktiv. Procesi i plakjes fillon në momentin kur ndalesh. Mendoj se nuk luan rol mosha, sa ndalja e aktivitetit fizik”.

Sidoqoftë, ekspertët shëndetësore thonë se aktiviteti fizik do të ulte rastet e shfaqjeve të problemeve kardiake, ngrirjes së muskujve apo thyerjes së kockave dhe sipas tyre, mënyra e të ushqyerit si dhe orari i ushqimit janë po ashtu shumë të rëndësishme për organizmin e njeriut.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG