Ndërlidhjet

KFOR-i identifikon sulmuesit


Në veri
Në veri
Komandanti i KFOR-it, Erhard Drevs thotë se dy serbë, Zvonko Veselinoviq dhe vëllai i tij, janë identifikuar si organizatorët dhe liderët e akteve të fundit të dhunës, që janë kryer kundër ushtarëve ndërkombëtarë të KFOR-it, te barrikadat në Jarinë dhe Jagnenicë.

Sulmet e dhunshme në Jarinë janë organizuar dhe udhëhequr nga Zvonko Veselinoviqi, përderisa konflikti në Jagnenicë është udhëhequr nga vëllai i tij, tha komandanti i KFOR-it, duke shtuar se kanë video incizime që mbështesin këto pohime, të cilat i janë dërguar edhe EULEX-it.

Drevs shtoi se Veselinoviqi ishte pa fat sepse ishte lënduar në qafë nga një plumb gome dhe aktualisht ndodhet, siç tha komandanti, jashtë lojës.

Gjatë bisedimeve me gazetarët serbë në Kosovë, në zyrën civile ndërkombëtare, Drevs tha se ushtarët e KFOR-it kanë pasur leje për të përdorur municion në të dyja rastet.

Ai tha se municioni është përdorur ekskluzivisht për ata që janë ballafaquar me KFOR-in dhe se plagët e ushtarëve të forcave paqeruajtëse, nuk janë shkaktuar vetëm nga municioni, por edhe nga granata dhe koktej molotovi.

Komandanti tha se dy granata ishin hedhur në drejtim të ushtarëve të KFOR-it dhe disa prej tyre kishin përjetuar djegie, përderisa dy prej tyre, përfshirë edhe komandantin e njësisë, janë ende në spital.

Drevs tha se të gjitha operacionet e KFOR-it, përfshirë ato në Jarinë dhe Jagnenicë, kanë kaluar pa viktima dhe se njerëzit ishin lënduar vetëm pas fillimit të sulmeve ndaj ushtarëve të KFOR-it.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG