Me një seancë solemne u shënua të shtunën dhjetëvjetori i themelimit të Kuvendit të Kosovës. Gjatë katër legjislaturave, sa u ndërruan përgjatë këtyre viteve, Kuvendi thuhet se kishte prioritet “funksionimin legjislativ për të përmbushur vakumin e madh të kornizës ligjore”.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, në fjalimin e tij para deputetëve, paraqiti bilancin e punës së legjislativit për dhjetë vitet e ekzistimit.
424 ligje, 14 rezoluta e po aq deklarata, qindra vendime, qëndrime e rekomandime dhe Kushtetuta e miratuar, sipas Krasniqit, hyjnë në kuadër të asaj që është bërë deri më tani - arritje këto që thuhet se janë harmonizuar me legjislacionin evropian.
“Kuvendi në këto pak vitet e veprimit ka kontribuar fuqishëm për përparimin e demokracisë-në përgjithësi në Kosovë e në mënyrë të veçantë të demokracisë parlamentare. Liria dhe demokracia, për të cilat ka aspiruar gjatë Kosova, sot janë realitet; janë të arritura me mund dhe sakrifica, por edhe me mbështetjen e miqve ndërkombëtarë”, tha Krasniqi.
Duke folur për synimin e integrimit evropian të Kosovës, kreu i Kuvendit, përmendi krijimin e Komisionit për integrime evropiane dhe tha se në kuadër të përpjekjeve për këtë fushë, Kuvendi analizon dhe Raportet vjetore të Komisionit Evropian.
Jubileun e dhjetë, deputetëve ua uroi dhe presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga përmes një komunikate për media.
“Kuvendi i Kosovës është institucioni kryesor i ndërtimit dhe i harmonizimit të politikave dhe puna e tij në kontrollin demokratik të qeverisjes është shumë domethënëse në ndarjen e pushteteve dhe në respektimin e kushtetutshmërisë dhe të ligjshmërisë”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga presidenca.
Mirëpo, njohësit e rrethanave politike në Prishtinë thonë se nuk mund të flitet për “kontrollin demokratik të qeverisjes në Kosovë”. Analisti, Halil Matoshi, tha se në vend se ta kontrollojë ekzekutivin, Kuvendi është shndërruar në institucion të kontrolluar nga ai.
“Esencialisht, Kuvendi nuk ka arritur asnjëherë që ta vë nën kontroll qeverisjen e vendit-ekzekutivin e vendit, sepse Qeveria vazhdimisht e ka mbisunduar duke kthyer në një dikaster të vetin”, vlerësoi Matoshi.
Mangësia më e madhe, sipas tij, është mungesa e debateve të hapura me qëllim të ndikimit në ndaljen e korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Matoshi e cilësoi si pengesë për zhvillimin e një debati të mirëfilltë parlamentar ndikimin e partive politike në vënien e strukturave që përfaqësojnë ato në Kuvend.
“Në një Kuvend të dobët çfarë e ka Kosova, ndikojnë kryesisht partitë e mëdha politike, të cilat në listat e tyre praktikisht vendosin njerëz të dëgjueshëm-në rend të parë, por edhe të afërm ose nga klani i tyre. Asnjëherë nuk vijnë në shprehje njerëz të fuqishëm që do ta ngjallnin jetën parlamentare në vendin tonë”, theksoi Matoshi.
Kuvendi i Kosovës përbëhet nga 120 deputetë, të cilët përfaqësojnë 19 subjekte të ndryshme politike. Çështje që po ashtu ka shkaktuar kritika është rezervimi, sipas Kushtetutës, i 20 vendeve për minoritetet- 10 për minoritetin serb, ndërsa 10 për minoritetet e tjera.