Ndërlidhjet

Dyshime rreth dhënies së statusit


Veriu i Mitrovicës...
Veriu i Mitrovicës...

Gjermania të hënën ka thënë se Mali i Zi "ndoshta" do të fillojë negociatat e pranimit në Bashkimin Evropian në mes të vitit 2012, ndërsa më shumë qartësi është e nevojshme në marrëveshjet e arritura me Kosovën, përpara se Serbisë t’i jipet statusi i kandidatit.

"Ndoshta do të ketë më shumë ose më pak konsensus rreth Malit të Zi, ku ne synojmë të fillojmë negociatat në mënyrë aktive", tha ministri gjerman për çështje të Bashkimit Evropian, Verner Hojer, përpara një takimi në Bruksel me homologët e BE-së.

Bisedimet do të "fillojnë me siguri në mesin e vitit të ardhshëm" dhe të mirren së pari me korrupsionin, krimin e organizuar dhe çështjet gjyqësore "në mënyrë që të mos ketë surpriza në fund të negociatave", tha Hojer.

Ministrat e BE-së po takohen për të përgatitur vendimet që pritet të merren në samitin e së premtes të Bashkimit Evropian.

Serbia shpreson të shpërblehet, pas arritjes së një marrëveshjeje për menaxhimin e integruar të kufirit me Kosovën të premten, në përputhje me kërkesën e bllokut për të përmirësuar marrëdhëniet me ish krahinën e vet.

Ne kemi nevojë të zgjidhim atë që është rënë dakord ndërmjet Serbisë dhe Kosovës gjatë këtyre ditëve të fundit...
"Ne kemi nevojë të zgjidhim atë që është rënë dakord ndërmjet Serbisë dhe Kosovës gjatë këtyre ditëve të fundit, nuk ka qartësi të mjaftueshme ende, ne shpresojmë se do të marrim atë qartësi sot", tha Hojer.

Gjermania javën e kaluar doli si kundërshtare e fortë për përparimin e Serbisë në BE, pasi ishte indinjuar nga sulmet ndaj ushtarëve gjermanë dhe austriakë të NATO-s nga serbët në veri të Kosovës.

Presidenti serb Boris Tadiq është akuzuar se nuk ka bërë sa duhet për të parandaluar dhunën.

Ne kemi nevojë të sigurohemi se Serbia do të jetë në gjendje dhe do të jetë e gatshme të zgjidhë dhe rregullojë marrëdhëniet fqinjësore.
"Ne kemi nevojë të sigurohemi se Serbia do të jetë në gjendje dhe do të jetë e gatshme të zgjidhë dhe rregullojë marrëdhëniet fqinjësore”, ka insistuar Hojer.

Megjithatë ai ka thënë se Gjermania dëshiron që të mbajë përspektivën evropiane të Serbisë “të gjallë dhe të besueshme”.

Minstri finlandez për çështje të BE-së, Aleksander Stub, ishte më optimist.

"Sigurisht që ka disa çështje të pazgjidhura që janë ende duke u hartuar, lidhur me bashkëpunimin me Kosovën, por përveç kësaj, ne jemi shumë në fushën e dritës së gjelbërt", tha ai.

"Është një ose ndoshta janë dy shtete antare", të cilat ende kanë dyshime, por "ne kemi kriza të mjaftueshme në pjatat tona tani sa për të shkaktuar edhe të tjera", tha Stub.

"Është shumë e rëndësishme se çdo gjë punon pa probleme me Serbinë e sotme", shtoi ai. (e.b.)

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG