Përderisa nuk flitet hapur, si dhe nuk denoncohet para organeve kompetente, korrupsioni si dukuri që kërcënon vlerat demokratike, edhe një kohë të gjatë do të jetë i pranishëm në Maqedoni, thekson Sllagjana Taseva, nga organizata joqeveritare Transparencë për Zero Korrupsion.
Ajo nënvizon se sektori më i ndjeshëm për momentin, sa i përket korrupsionit, është ekonomia ngase shteti është jo vetëm punëdhënësi kryesor, por dhe dirigjues i lëvizjes së mjeteve financiare të sektorit privat.
“Problemi qëndron në atë se shteti përzihet në ekonomi, mendoj në biznesin privat me atë që është punëdhënësi kryesor në Maqedoni. Njëherësh, problem më vete paraqet dhe mënyra si funksionojnë institucionet shtetërore që të mbahet nën kontroll i tërë sistemi, duke mbajtur gjallë sindromën e të ashtuquajturit ‘shtet i robëruar’”, thekson Taseva .
Ndërkaq, Dragan Mainovski, ish-anëtar i Komisionit për Anti-korrupsion, vlerëson se prania e korrupsionit në zhvillimin e biznesit privat, është gjithnjë e më e dukshme. Sipas Mainovskit, kjo ka ndikuar dhe në interesimin e investitorëve të huaj, të cilët pothuajse nuk paraqiten fare në ankandet për shitjen e truallit shtetërorë.
“Paraqiten një, ose e shumta, dy kompani të huaja, të cilat zakonisht kanë lidhje të drejtpërdrejtë me njerëzit e afërt me pushtetin dhe po ato kompani në fund dhe i fitojnë tenderët. Ndërkohë, pavarësisht vendeve atraktive, të cilat paraqiten në ankand, investitorë të jashtëm nuk ka. Kjo ndodh, sepse fatkeqësisht, po shprehem kushtimisht, korrupsioni në Maqedoni në një formë ‘legalizohet’ sipas stilit ‘shërbim për shërbim’”, thotë Malinovski.
Edhe Mirjana Najcevska pohon se gjithnjë e më pak qarkullojnë para të gatshme kur bëhet falë për korrupsionin.
“Mbahet llogari që në shikim të parë gjithçka të duket legale, pra nuk qarkullojnë paratë në dorë, por zakonisht bëhet fjalë për të mira dhe shërbime, ose privilegje të caktuara. Kjo e bën edhe më të vështirë luftën kundër korrupsionit”, pohon Najcevska.
Nga ana tjetër, Hasan Jashari, ligjërues i Shkencave të Sociologjisë në Universitetin e Evropës Jug-lindore konstaton se në Maqedoni korrupsioni nuk denoncohet edhe nga ata që pësojnë po nga kjo dukuri, sepse është krijuar bindje se “të këqijtë nuk përgjigjen para drejtësisë”.
“Gjithnjë e më shumë krijohet bindja se të gjithë kriminelet nuk shkojnë në burg, dhe mund të them se kjo është e vërtetë për shumicën. Pra, mund të them se korrupsioni është prezent, si në gjykata, ashtu dhe në administratë, kjo dhe i dekurajon qytetarët ta denoncojnë para organeve kompetente”, shprehet Jashari.
Ndryshe, sipas rezultateve të raportit të fundit të organizatës Transparency Internacional, në Maqedoni shënon rritje korrupsioni, duke radhitur Maqedoninë në pozitën e 69-të sipas indeksit të perceptimit të korrupsionit, përkatësisht për 7 vende më lart se sa vitin e kaluar.
Në raportin për vitin 2011 Maqedonia në shkallën prej zero deri në 10 vendet më të korruptuara është vlerësuar me notën 3.9.