Ndërlidhjet

OBSH: Rrezik nga përhapja e fruthit në Evropë


Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se Evropa rrezikohet nga shpërthimi i rasteve me fruth vitin që vjen, nëse nuk merren hapa urgjentë për ta kontrolluar këtë sëmundje virale.

Në nëntë muajt e parë të vitit 2011, 36 shtete të Evropës Perëndimore kanë raportuar një shifër prej 26,000 rasteve me fruth. Vetëm në Francë janë identifikuar më shumë se 14,000 raste, bën të ditur Organizata Botërore e Shëndetësisë. Nga të gjitha këto raste, gjatë vitit të kaluar ka pasur edhe nëntë raste të vdekjeve, si pasojë e kësaj sëmundjeje.

Në Evropë, 90 % e rasteve me fruth janë identifikuar te adoleshentët dhe të të rriturit që nuk ishin vaksinuar, apo që kishin dështuar në marrjen e rregullt të vaksinave.

Për t’u luftuar kjo sëmundje në nivel global deri në vitin 2015, qendrat amerikane për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve sugjerojnë që vaksinimi të përfshijë 95% të popullatës, me nga dy doza të vaksinave kundër fruthit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG