"Washington Post"
Të gjitha karrierat politike përfundojnë me dështim, ka thënë dikur një politikan britanik.
Megjithatë, politikanët rrallë herë dështojnë në mënyrë kaq spektakulare si Silvio Berluskoni, i cili dha dorëheqjen natën e së shtunës, për gëzimin e bashkatdhetarëve të tij dhe miratimin e aksioneve të tregjeve botërore.
Jo se ai është i vetëdijshëm se ka dështuar, në të kundërtën, Berluskoni u mbajt në pushtet paarsyeshëm, zemërueshëm - deri në fundin e hidhur.
Ai më në fund u largua nga zyra e tij vetëm për shkak se "tetë tradhtarë", sipas fjalëve të tij, nuk arritën ta mbështesin atë, gjatë një votimi javën e kaluar, dhe ai humbi shumicën parlamentare.
Sikur kjo të mos ndodhte, ai me siguri do të vazhdonte, edhe pse sistemi financiar italian u rrëzua përreth tij.
Ua lëmë të tjerëve të hamendësojnë se çfarë do të ndodhë me sistemin italian financiar në vazhdim, dhe nuk i kemi zili.
Rreth dy javë më parë, një zyrtar i lartë nga Banka Qendrore Evropiane deklaroi solemnisht se e ardhmja e të gjithë kontinentit mund të varet nga fakti, se kur dhe nëse kolegët e tij do të rifillojë të blejnë bono qeveritare italiane.
Është mjaftë e keqe që Greqia është gati të bie poshtë në flakë. Por Italia? Ekonomia e katërt në Evropë? Ekonomia e tetë në mbarë botën?
Edhe nëse e shikoni prapa, në vend se ta shikoni përpara, përfundimi i karrierës politike të Berluskonit nuk duket shumë më i gëzuar.
Në të kundërtën: mbretërimi i tij i gjatë në krye të politikës italiane ka mësime të zymta për revolucionarët kudo.
Sepse, jo shumë tani e mbani në mend, karriera politike e Berluskonit ishte rezultat i drejtpërdrejtë i një revolucioni shumë dramatik.
Në vitin 1993, në Milano intervistuam Luka Magnin, një biznesmen italian i cili drejtonte një kompani pastrimi.
Pas viteve që paguante ryshfet për të siguruar kontratat, Magni kishte vendosur se i kishte ardhur fundi. "Unë vetëm kam dashur të bëjë biznes pa u shqetësuar në lidhje me të", ishte shprehur ai.
Kështu që bëri një regjistrim të një zyrtari të qeverisë i cili e pyeti për të holla, kaloi regjistrimin te një prokuror publik i quajtur Antonio Di Pietro - dhe vuri në lëvizje në këtë mënyrë një zinxhir hetimesh që përfundimisht quan në arrestimin e qindra politikanëve dhe të emëruarve politikë.
Në këtë kohë, e gjithë hierarkia politike italiane u shemb. Betino Kraksi, drejtuesi i Partisë Socialiste, u arratis në Tunizi dhe nuk u kthye më. Xhulio Andreoti, ish kryeministër, u hetua për lidhje mafioze dhe nuk u kthye kurrë më në jetën publike. Partitë e tyre politike u zhdukën.
Në këtë vakum hyri Silvio Berluskoni.
Megjithëse, e vështirë të besohet tani, në atë kohë ai dukej revolucionar gjithashtu. Ai foli për largimin e italianëve nga zinxhirët e burokracisë, korrupsionit dhe taksave të larta.
Ai solli një grup të tërë të të rinjve në politikë, të gjithë të veshur me pulovra të mëndafshtë.
Ai e quajti partinë politike të tij “Forza Italia”, sipas parullës të ekipit kombëtar të futbollit, dhe për një moment të shkurtër kjo dukej argëtuese.
Për një moment edhe më të shkurtër edhe politika u bë elegante, madje edhe në mesin e klasave të mesme të veriut italian, të cilët kishin qëndruar gjithmonë larg.
Në Milano, na thuhej në vitin 1993, se ishte e vrazhdë të pyesje një njeri se për cilën parti ka votuar, shumë më keq se sa ta pyesje sa para fiton.
Berluskoni pritej të ndryshonte gjithë këtë. Por, Berluskoni i cili kishte mbledhur pasurinë e tij nën regjimin e vjetër, ishte i paaftë të ndryshojë veten e tij, lëre më gjithë vendin.
Disa njerëz piqen më shumë derisa kanë pushtet politik. Disa bëhen më arrogant. Ai e bëri këtë të fundit.
Në vend se të bëjë jetën më të lehtë për Magnis Lukan e Italisë, ai iu shmang reformave jopopullore, akumuloi edhe më shumë borxhe shtetërore, kaloi shumë nga koha e tij me kolegët miliarderë (kryeministri rus Vladimir Putin në mes tyre) dhe organizoi "bunga-bunga", cilido qoftë kuptimi i saj, në rezidencën e tij luksoze.
Ai mbeti mjaft i popullarizuar sa për t’u rizgjedhur, në disa vende për shkak se opozita ishte e dobët dhe në disa vende tjera sepse ai përfaqësonte suksesin material që e aspirojnë shumë italianë modernë.
Por, tani tregjet e bonove e kanë zënë atë, dhe prokurorët nuk do të jenë shumë larg, ose të paktën ashtu shpresojmë.
Kjo na sjell prapa në mësimin e errët të karrierës së tij: “Okupimi i Wall Street-it”! Rebelët libianë! Spanjollët e indinjuar!
Kujdes se çfarë dëshironi: Eliminimi i klasës politike të vendit tuaj, nuk do të rezultojë me çdo kusht në një qeverisje më të mirë ose shoqëri më të lumtur.
Në vend të kësaj, nëse nuk jeni shumë të kujdesshëm, ju mund të keni kundër-revolucion; ju mund të keni “Berluskonin”.(e.b.)
*Titulli i redaksisë