Objekti i Institutit të Radioterapisë dhe Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ka filluar të ndërtohet në vitin 2004.
Edhe pse funksionalizimi i tij i pjesshëm, si kimioterapia, ka filluar kohë më parë, ai ende nuk i ka përmbushur kushtet e parapara teknike për t’u funksionalizuar në tërësi.
Andaj, për ta evituar këtë problematikë, Ministria e Shëndetësisë ka nënshkruar marrëveshje me kompaninë hungareze “Med-center” për funksionalizimin e shërbimit të radioterapisë.
Faik Hoti, drejtor i Departamentit për informim në Ministrinë e Shëndetësisë, shpjegon më shumë:
“Në Onkologji funksionon kimioterapia, derisa ditë më parë Ministria e Shëndetësisë ka nënshkruar një marrëveshje me një kompani hungareze ‘Med- center’, për funksionalizimin e shërbimit të radioterapisë në Institutin Onkologjik. Pas nënshkrimit të kontratës, pritet që shumë shpejt ekspertët e Hungarisë nga kjo qendër të vijnë në Kosovë dhe të bëjnë vlerësimin e gjendjes në Institut sa i përket pjesës së radio-onkologjisë”.
Kosova ka vetëm një onkologe. Andaj zyrtarë në Ministrinë e Shëndetësisë thonë se ekipi mjekësor nga Kosova, do të dërgohet në Hungari, më saktësisht në Qendrën Onkologjike “Med-center”, për trajnim lidhur me aplikimin e radioterapisë.
Sipas Hotit, për një kohë shumë të shkurtë, pacientët për radioterapi nuk do të kenë nevojë të udhëtojnë jashtë vendit.
“Ministria e Shëndetësisë pret që para vitit të ri, eventualisht në ditët e para të vitit 2012 , të kryhet edhe rasti i parë me radioterapi në Institutin e Onkologjisë”, bën të ditur Hoti.
Ndërkaq, Mejreme Krasniqi - Maloku, e vetmja onkologe në Kosovë, thotë se në këtë Institut ka mungesë të stafit, duke e marrë parasysh se është e vetmja onkologe e licencuar për tërë Kosovën.
“Ka mungesë të stafit shëndetësor. Unë jam e vetmja onkologe, por pritet ardhja e një grupi të ri të specialistëve që t’i bashkëngjitet Institutit Onkologjik”, thotë Krasniqi - Maloku.
Por, sa i përket terapisë për trajtimin e personave të prekur me kancer, onkologia Mejreme Krasniqi - Maloku pohon se janë të furnizuar mirë.
“Gjërat kanë ndryshuar shumë pozitivisht, sepse është bërë centralizmi i terapisë dhe nga ana tjetër, centralizimi i mbikëqyrjes së distribuimit të këtyre barnave. Unë jam përgjegjëse për menaxhimin së citostatikëve dhe barnat që i blen Ministria, arrijnë te pacientët dhe mundësia e keqpërdorimeve të ndryshme është zero”, shpjegon Mejreme Krasniqi - Maloku.
Faik Hoti thotë për Radion Evropa e Lirë se, pavarësisht buxhetit të vogël për barna të Ministrisë së Shëndetësisë, megjithatë 1/4 e këtij buxheti e ndajnë për pacientët e prekur me kancer.
“Ka pasur një furnizim relativisht të mirë me barna për kancer. Ka ndodhur që deri 80 për qind për rastet e caktuara, ka pasur furnizim këtë vit. Por, buxheti që ka Ministria e Shëndetësisë, pavarësisht që 1/4 e ndan për këto barna, pra për citostatikë, prapë nuk i mbulon nevojat”, shton Hoti.
E, udhëheqës të Sindikatës së Shëndetësisë e shohin si shumë të vonuar funksionalizimin e tërësishëm të Institutit Onkologjik. Blerim Syla nga kjo sindikatë, shprehet:
“Funksionalizimi është i mirëseardhur për pacientët e Kosovës, por gjithsesi se është një vonesë shumë e madhe. Instituti është dashur të hyjë në funksion shumë më herët, por më mirë vonë se asnjëherë”.
Kosova nuk ka kancer-regjistër nga do të dihej saktë se sa është numri i personave të prekur me këtë sëmundje. Por, sipas onkologes Maloku, vetëm gjatë ditës Institutin Onkologjik e vizitojnë rreth 100 pacientë.

MSH-ja pret që para vitit të ri, eventualisht në ditët e para të vitit 2012 , të kryhet edhe rasti i parë me radioterapi në Institutin e Onkologjisë.

Funksionalizimi është i mirëseardhur për pacientët e Kosovës, por gjithsesi se është një vonesë shumë e madhe.