Ndërlidhjet

100 mijë euro barna të kontrabanduara


Ilustrim
Ilustrim

Tregu i zi me barna në Kosovë është një problem shqetësues. Vetëm gjatë këtij viti nga Doganat e Kosovës janë kapur afër 57 raste të tentimit të kontrabandës me barna. Këtë e thotë Adriatik Stavileci, zëdhënës në Doganat e Kosovës.

Sipas Stavilecit, kontrabandimi me barna bëhet në të gjitha pjesët e Kosovës. Gjobat për kontabandim barnash që janë shqiptuar këtë vit nga ky institucion, arrijnë vlerën 190 mijë euro.

Zëdhënësi Stavileci shpjegon:
Vlera e barnave që është zënë në kundërvajtje është rreth 100 mijë euro.



“Vlera e barnave që është zënë në kundërvajtje është rreth 100 mijë euro. Ne jemi në bashkëpunim me AKPM-në dhe Ministrinë e Shëndetësisë. Ne kemi shqiptuar rreth 190 mijë euro gjoba për kompani dhe individë të ndryshëm, për kontrabandë me barna”.

Ndërkaq, për tregun e zi me barna flet edhe punëtorja në njërën nga barnatoret private, Sabrije Hamiti. Ajo shpjegon se për çfarë shkaqesh mbahen barnat e kontrabanduara.

“Kërkesat e pacientëve na bëjnë të kemi edhe barna nga tregu i zi, përpos atyre që janë të regjistruara. Kjo si pasojë e moslejimit për t’i pasur barnat në bazë të kërkesave të pacientëve”, tregon Sabrije Hamiti.

E, Jeton Shala, ushtrues detyre i kryeshefit ekzekutiv në Agjencinë Kosovare për Produkte dhe Pajisje Medicinale (AKPM), thotë se vazhdimisht dhe në mënyra të ndryshme mundohen ta luftojnë fenomenin e kontrabandimit me barna.

Ai deklaron se në vazhdimësi janë duke kontaktuar me Doganat e Kosovës, me udhëheqësin e krimeve ekonomike, si dhe me kryeinspektorin e farmacisë, që ta ndalin tregun e zi.

Nuk mund të them se nuk ka; tregu i zi ekziston, por kam kërkuar që të luftohet tregun i zi me barna , apo ta parandalojmë aq sa mundemi”, sqaron Shala.

E në anën tjetër, farmacistët në vend e kanë një shpjegim për tregun e zi me barna. Ata thonë se numri i barnave të regjistruara në Kosovë është shumë i vogël, derisa kërkesat janë shumë më të mëdha. Sipas tyre, për t’u shërbyer pacientëve, iu duhet t’i mbajnë ato barna, që konsiderohen se hyjnë ilegalisht në Kosovë.
Por, kush bën kontrabandë me barna?

Së fundi, një vjedhje e barnave që ka ndodhur brenda objektit të Agjencisë Kosovare për Produkte Medicinale, kishte ngritur shqetësim te zyrtarët qeveritarë, derisa as këta të fundit, e as autoritetet e rendit, nuk kanë arritur të hetojnë rastin.
Ato barna janë konfiskuar nga barnatoret e Kosovës, prej inspektorëve farmaceutikë, e më pas të njëjtat janë vjedhur.

Zyrtarë brenda Ministrisë së Shëndetësisë shprehin dyshimin se një akt i tillë është bërë nga persona brenda AKPM-së, të cilët e dinë veprimtarinë farmaceutike.

Adriatik Stavileci pohon se tregu i zi me barna është shumë i përshtatshëm për kontrabandë. Ai jep më shumë hollësi:
Produktet kontrabandohen lehtë, për shkak se janë të përshtatshme - janë produkte që paketohen lehtë, janë sasi të vogla dhe kanë vlera të larta.



“Kontrabandim të barnave ka gati në të gjitha pjesët e Kosovës. Produktet kontrabandohen lehtë, për shkak se janë të përshtatshme - janë produkte që paketohen lehtë, janë sasi të vogla dhe kanë vlera të larta”.

E, Haki Ejupi, kryeinspektor në AKPM tashmë ka deklaruar se me barnat e zhdukura nga AKPM ja, mund të jetë bërë kontrabandë, porse, sipas tij, njerëzit që janë kompetentë, janë duke u marrë me rastin.

Derisa nuk zbardhet rasti, të gjithë punëtorët jemi të dyshuar”, u shpreh Ejupi.

Barnat që janë konfiskuar nuk është arritur të dihet se a kanë qenë me afat të skaduar, derisa të njëjtat kanë mundur të përfundojnë në barnatore për shitje.

Sidoqoftë, pacientët kanë qenë ata që kanë pësuar deri më tani nga tregu i zi me barna. Rasti më eklatant ka qenë i një vajze 10-vjeçare, e cila është trajtuar gjatë me një bar, e që nuk ka pasur efekt, për shkak se ka qenë me afat të skaduar. E gjithë kjo është kuptuar pasi dërgimit të pacientes jashtë Kosovës.
XS
SM
MD
LG