Ndërlidhjet

Kriza e borxheve kërcënon “idealet evropiane”


Ka nisur të mërkurën një samit vendimtar i liderëve të Bashkimit Evropian në Bruksel, i cili ne qendër të diskutimeve ka shqyrtimin e modaliteteve për zgjidhjen e krizës së borxheve në Eurozonë.

Liderët evropianë synojnë të finalizojnë një plan që përfshin shlyrjen e borxhit grek dhe ngritjen e kapitalit për bankat e dobësuara evropiane.

Plani do të fuqizonte gjithashtu fondin ndihmës për Eurozonën.

Kryeministri grek, George Papandreu, u tha gazetarëve në arritjen e tij në samit se po rrezikohet ideja e integrimit evropian.

“Sfida jonë sot nuk është vetëm shpëtimi i euros, por ka të bëjë më shumë me ruajtjen e idealeve të cilat i çmojmë aq shumë në Evropë: paqen dhe bashkëpunimin ndërmjet shteteve tona, kohezionin social dhe solidaritetin-pa paragjykime, ndërmjet popujve tanë”, theksoi ai.

Më herët gjatë ditës, kancelarja gjermane, Angela Merkel, fitoi mbështetjen e fuqishme të parlamentit gjerman për planin e rritjes së fuqisë së fondit 440 miliardë eurosh.

Sidoqoftë, Merkel tha se kanë mbetur ende shumë probleme që duhet trajtuar.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG