Ndërlidhjet

Protesta 48-orëshe në Greqi


Dhunë në Athinë
Dhunë në Athinë
Mijëra punëtorë janë duke marshuar rrugëve të Athinës gjtatë ditës së mërkurë, duke filluar kështu një grevë të përgjithshme 48-orëshe, për të protestuar masat e reja shtrënguese.

Policia ka vendosur rreth 3.000 oficerë të cilët kanë bllokuar rrugën kryesore jashtë parlamentit dhe dy stacione të metrosë në atë zonë.

Greva e përgjithshme u thirr nga dy sindikatat me te mëdha të Greqisë, pasi Parlamenti është duke u përgatitur të mbajë votimin të enjten, lidhur me
masat shtrënguese të cilat përfshijnë ngritje të tatimit, ulje te pagave dhe shkurtime për vendet e punës.


Masat shtrënguese të reja janë kërkuar nga Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar në këmbim të fondeve të shpëtimit për Greqinë, e cila është futur në borxhe të mëdha.

Kryeministri Jorgos Papandreu, në thirrjen e fundit u ka bërë apel gjithë qytetarëve të Greqisë për përkrahjen e këtyre masave të ashpra pas gjendjes në të cilën ndodhet vendi. (e.b.)


Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG