Ndërlidhjet

Gruevski me kritika të reja ndaj BE-së


Pamje nga Shkupi
Pamje nga Shkupi
Qëndrimet e kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevski, kundër rekomandimeve të BE-së, të shprehura në intervistën për agjencinë shtetërore të lajmeve MIA, janë vlerësuar si të tmerrshme si nga partitë opozitare, ashtu dhe nga ish-diplomatët maqedonas.
Vlerësimet e Gruevskit se “Komisioni Evropian qëllimisht nënvizon disa fusha kritike për të ushtruar presion ndaj vendit për zgjidhjen e çështjes së emrit, e që do të përfundojnë me heqjen e statusit të shtetit kandidat për Maqedoninë”, nga Tito Petkovski, lider opozitar, konsiderohen si konfirmim i politikës anti-evropiane të kryeministrit aktual.

Mendoj se është katastrofale për Maqedoninë hapja e luftës me Bashkimin Evropian dhe bashkësinë ndërkombëtare, pasi ai (Gruevski) kishte qëndrime negative edhe ndaj ambasadorit amerikan. Konsideroj se një politikë e këtillë është skajshmërisht e dëmshme për interesat afatgjata të vendit. Mendoj se që nga momenti kur filloi me politikë nacionaliste t’i kundërvihet Evropës, dhe me politikë nacionaliste t’i kundërvihet nacionalizmit grek, ishte e qartë se Gruevski nuk e ka ndërmend të bëjë kompromis për çështjen e emrit”, deklaroi Petkovski.

Nga Bashkimi Demokratik për Integrim që është pjesë e koalicionit qeveritar me partinë e Gruevskit VMRO-DPMNE, nuk kanë komentuar direkt prononcimin e kryeministrit, por kanë shprehur që mbështesin Raportin e Progresit të BE-së, të cilin e kritikon Gruevski.

Përveç rekomandimeve qëllimmira, sa i përket reformave, ne kemi nënvizuar në veçanti porosinë për çështjen e emrit, zgjidhjen e këtij kontesti, për të cilin ne po punojmë dhe kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë që sa më shpejt të zgjidhet ky problem, që të zhbllokohet në fakt edhe rruga drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-së, që mbetet prioritet i joni dhe i qeverisë”, deklaroi zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani.

Por, ndryshe nga BDI-ja, Gruevski vlerëson se vërejtjet e BE-së nuk janë me qëllime të mira, janë të pandershme dhe jo parimore, që rrënojnë imazhin evropian te qytetarët, duke përçuar te ta porosinë e keqe për Evropën.

Gruevski për agjencinë MIA ka thënë se gjithçka në Raportin e Progresit është bërë me vetëdije.

Një nga mënyrat e arsyetimit është të na shpallin si të paaftë dhe ta tërheqin rekomandimin dhe ta përmirësojnë komoditetin e tyre.
Një nga mënyrat e arsyetimit është të na shpallin si të paaftë dhe ta tërheqin rekomandimin dhe ta përmirësojnë komoditetin e tyre. Për ta bërë këtë, atyre u duhej që këtë vit, të na e ulin notën me qëllim, që ta përgatisin terrenin për vitin e ardhshëm. Kjo është një porosi që duhet ta kuptojmë dhe ne e kemi të qartë”, ka theksuar Gruevski.

Pozicionet e këtilla të qeverisë aktuale, i komentoi Denko Malevski, ish ministër i jashtëm.

Mendoj se kryeministri e thotë të vërtetën e tij. Këtë ne duhet ta kuptojmë; presioni ndaj tij për ndryshimin e emrit të shtetit nuk do të rezultojë me sukses, përkundrazi do ta përkeqësojë edhe më shumë qëndrimin tonë për këtë çështje. Pra, ne duhet ta kuptojmë se kjo garniturë qeverisëse nuk është gatshme të përmbushë kushtet e BE-së në raport me integrimin e vendit”, tha Malevski.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG