Ekonomia joformale, e cila në Kosovë për vite të tëra ishte konsideruar të jetë në nivel mjaft të lartë, sipas njohëseve të çështjeve ekonomike, është duke shënuar rënie.
Sipas disa hulumtimeve që ata kanë bërë, thuhet se kontrolli i pikave kufitare në veri ka ndikuar që kjo dukuri të shënojë rënie.
Rudina Heroi, nga Instituti për Hulumtime dhe Zhvillime të Avancuara, thotë se pas vendosjes së kontrollit në veri të Kosovës, është ulur ndjeshëm kontrabanda në atë pjesë, por është rritur në pjesët tjera.
“Informaliteti në Kosovë llogaritet të jetë 40 deri në 60 për qind. Sigurisht, marrja në kontroll e pikave kufitare në veri ka ndikuar në uljen e kontrabandës, por kjo nuk është ulur aq shumë sa po proklamohet nga qeveria. Duhet të ceket se marrja nën kontroll e këtyre dy pikave ka ndikuar në rritje e kontrabandës në kufirin me Malin e Zi dhe gjithashtu është rritur kontrabanda në hekurudha”, thotë ajo.
Kalimi nga ekonomia joformale në atë formale ishte caktuar nga Qeveria e Kosovës edhe në prioritet e planit ekonomik 2011 – 2014.
Por, sidoqoftë, njohës të çështjeve ekonomike thonë se ky prioritet i qeverisë nuk duhet mbetur vetëm në letër por të zbatohet.
“Sigurisht, Qeveria e Kosovës ka kapacitetet e saj për ta luftuar informalitetin që është në këtë nivel, por jo edhe të zbusë atë në 0 për qind. Duhet ta cekim se numri i inspektorëve është shumë i vogël, sidomos në vendet rurale inspektimi i bizneseve është shumë i rrallë. Duhet më shumë të investohet në numrin e inspektorëve, por edhe në pagat e tyre, pasi që pagat e ulëta të tyre, po bëjnë që ata shumë lehtë të korruptohen”, thekson Rudina Heroi.
Kontrabanda, e cila në Kosovë për vite të tëra ka qenë mjaft e përhapur, edhe sipas autoriteteve doganore, ka shënuar rënie.
Kjo rënie, sipas tyre, është rezultat i kontrollit të pikave kufitare në veri nga ana e KFOR-it dhe e Policisë së Kosovës.
Të dhënat e fundit të autoriteteve të Kosovës kanë treguar tashmë se janë rritur të hyrat doganore.
Dhe kjo, sipas tyre, dëshmon zvogëlimin e kontrabandës.
Por, sipas Artan Nimanit, profesor në Universitetin e Prishtinës, mbi një miliard euro është buxheti që qarkullon në ekonominë joformale, që është përafërsisht njëjtë sa buxheti formal i Qeverisë së Kosovës.
“Mendoj që ekonomia joformale në Kosovë është e barabartë me ekonominë formale, që do të thotë është një rrezik permanent për zhvillimin ekonomik të vendit dhe për kriminalizimin e ekonomisë. Hapat e parë qeveria i ka marrë, siç është fiskalizimi i bizneseve, hapi i dytë që e ka ndërmarrë më 25 korrik, që ka qenë funksionalizimi dhe futja në kontroll e pikave kufitare”, shprehet Nimani.
Nga mos mbikëqyrja e pikave doganore në kufirin Kosovë - Serbi, Kosova, çdo vit, sipas të dhënave të organizatave ekonomike në vend, ka humbur miliona euro.
Ndërsa, tani, sipas të dhënave të Doganave të Kosovës, rritja e të hyrave tregon qartë se kontrabanda ka shënuar rënie.
Sipas disa hulumtimeve që ata kanë bërë, thuhet se kontrolli i pikave kufitare në veri ka ndikuar që kjo dukuri të shënojë rënie.
Rudina Heroi, nga Instituti për Hulumtime dhe Zhvillime të Avancuara, thotë se pas vendosjes së kontrollit në veri të Kosovës, është ulur ndjeshëm kontrabanda në atë pjesë, por është rritur në pjesët tjera.
“Informaliteti në Kosovë llogaritet të jetë 40 deri në 60 për qind. Sigurisht, marrja në kontroll e pikave kufitare në veri ka ndikuar në uljen e kontrabandës, por kjo nuk është ulur aq shumë sa po proklamohet nga qeveria. Duhet të ceket se marrja nën kontroll e këtyre dy pikave ka ndikuar në rritje e kontrabandës në kufirin me Malin e Zi dhe gjithashtu është rritur kontrabanda në hekurudha”, thotë ajo.
Kalimi nga ekonomia joformale në atë formale ishte caktuar nga Qeveria e Kosovës edhe në prioritet e planit ekonomik 2011 – 2014.
Por, sidoqoftë, njohës të çështjeve ekonomike thonë se ky prioritet i qeverisë nuk duhet mbetur vetëm në letër por të zbatohet.
Sigurisht, Qeveria e Kosovës ka kapacitetet e saj për ta luftuar informalitetin që është në këtë nivel, por jo edhe të zbusë atë në 0 për qind.