Komandanti i KFOR-it, Gjenerali Erhard Drevs, ka shtyrë kohën e konvojeve të KFOR-it për furnizimin e trupave të KFOR-it në pikat kufitare deri të martën, duke u dhënë më shumë kohë qytetarëve të veriut të Kosovës në largimin e barrikadave rrugore, njoftoi Zyra për Informim e këtij misioni.
“Përfaqësuesit e komunave të Leposaviqit, Mitrovicës veriore, Zubin Potokut dhe Zveqanit kanë kërkuar më shumë kohë dhe komandanti i KFOR-it ka vendosur tu ofrojë një ditë shtesë. Komandanti i KFOR-it vlerëson vullnetin e tyre për t’i hapur rrugët për furnizimin e trupave të KFOR-it në Portën 1 (Jarinje), Pikën 31 (Bernjak) dhe Kampin Nothing Hill”, thuhet në komunikatën për media të KFOR-it.
Në komunikatë gjithashtu theksohet: “Misioni i KFOR-it është ta ruajë një ambient të qetë dhe të sigurtë si dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit e të gjitha komuniteteve në Kosovë. KFOR-i do të vazhdojë ta bëjë këtë në mënyrë të vendosur, të kujdesshme dhe të paanshme, në pajtim të plotë me mandantin tonë”.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.