Ndërlidhjet

Bilanc tregtar i pafavorshëm


Që nga heqja e masave të reciprocitetit, të cilat Kosova i kishte vendosur produkteve të Serbisë, është shënuar bilanc tregtar i pafavorshëm për kompanitë kosovare.

Arritja e marrëveshjes për njohjen e vulave doganore të Kosovës, ka bërë që raporti i eksportit dhe i importit të mallrave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të jetë 99 për qind në favor të Serbisë, ndërkaq vetëm 1 për qind në favor të Kosovës, thotë Adriatik Stavileci, zëdhënës në Doganat e Kosovës.

Deri më tani kemi konfirmuar mbi 2400 dërgesa, të cilat janë futur nga Serbia në Kosovë, ndërsa eksporti kosovarë shkon në 70 maune.
Deri më tani kemi konfirmuar mbi 2400 dërgesa, të cilat janë futur nga Serbia në Kosovë, ndërsa eksporti kosovarë shkon në 70 maune. Faktikisht, nëse kjo kthehet në të holla, atëherë i bie që nga Serbia kemi importuar mall në mbi 13 milionë euro, kurse eksporti nuk e kalon vlerën mbi 200 mijë euro”, thotë Stavileci.

Ai thotë se në listën e mallrave kosovare të eksportuara në Serbi, dominojnë kryesisht perimet dhe çimentoja, ndërsa nga Serbia në Kosovë kanë hyrë produkte kryesisht ushqimore dhe materiale ndërtimore.

Në anën tjetër njohës të çështjeve ekonomike, këtë bilanc tregtar e konsiderojnë normal.

Ibrahim Rexhepi, ekspert i ekonomisë, thotë se pas zbatimit të marrëveshjes, nuk është me rëndësi numri i kamionëve që hyjnë në Kosovë.

Sipas tij, i rëndësishëm është trajtimi që i bëhet mallrave kosovare në Serbi dhe anasjelltas.

Ai thotë se edhe në këtë kuadër kërkohet balancim dhe reciprocitet.

Nuk është trajtim i drejtë, sepse ende ka probleme për transport të mallrave. Nuk pranohen mjetet transportuese me targa të Kosovës, nuk pranohen sigurimet e automjeteve dhe mallrave në Kosovë. Kështu që është një problem, ndoshta minor në krahasim me problemet tjera, por megjithatë tregon se raportet nuk janë të barabarta”, thekson Rexhepi.

Megjithatë, Ibrahim Rexhepi, konsideron se Kosova nuk ka ndonjë fuqi të madhe prodhuese që të jetë e pranishme në tregjet rajonale.

Ai shprehet se qeveria duhet të përkrahë kompanitë vendore në mënyrë që të rrisin prodhimin dhe cilësinë e produkteve, që të jenë më të pranishme edhe në tregjet tjera.

Ekzekutivi duhet të imponojë, duhet të ketë kontroll, por duhet edhe të ndërtojë një ambient të sigurt për biznes.
Shteti është ai i cili krijon ambient, i cili krijon fuqi, çoftë prodhuese, çoftë edhe në përmbushjen e standardeve dhe cilësisë së mallrave. Ekzekutivi duhet të imponojë, duhet të ketë kontroll, por duhet edhe të ndërtojë një ambient të sigurt për biznes”, thekson Rexhepi.

Serbia, që nga fundi i vitit 2008, ka bllokuar mallrat kosovare për tregun serb, si dhe kalimin transit të tyre, për shkak të ndërrimit të vulave nga ato të UNMIK-ut në ato të Republikës së Kosovës.

Qeveria e Kosovës, më 20 korrik, vendosi masa të plota reciproke ndaj produkteve serbe, masa këto që u ndërprenë me 16 shtator.
XS
SM
MD
LG