Ndërlidhjet

Bosnja rrezikon rikthimin e vizave


Komisioni Evropian ka konfirmuar se qytetarët e Bosnjë e Hercegovinës mund të përballen sërish me regjimin e vizave, për shkak të numrit të madh të azilkërkuesve në vendet evropiane, që nga nëntori i 2010-ës.

"Duhet të qartësohet - nëse disa vende të Bashkimit Evropian nuk i përmbushin detyrimet dhe nuk përgjigjen në shqetësimet e bllokut evropian në lidhje me rritjen e numrit të kërkesave të pabazuara për azil, ka mundësi të kërcënohet suksesi i venodsjes së regjimit pa viza", tha Mikele Çerkone, zëdhënës i komisionares së BE-së për çështje të brendshme, Sesilia Malmstrom.

Ai tha se Malmstrom u ka dërguar letër ministrave të Punëve të Brendshme të Serbisë, Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë, përmes së cilës u ka kërkuar të njoftojnë Komisionin Evropian për masat e ndërmarra në adresimin e çështjes së azilkërkuesve.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG