Duket se çështja izraelito – palestineze, ishte ndër temat kryesore të fjalimit të presidentit amerikan, Barak Obama, në hapje të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
“Përfundimisht, janë izraelitët dhe palestinezët, e jo ne, që duhet të arrijnë marrëveshje në çështjet që i ndajnë ata: në kufijtë dhe në siguri, për refugjatë dhe Jerusalem. Në fund të fundit, paqja varet në kompromisin ndërmjet njerëzve, të cilët duhet të jetojnë së bashku, gjatë pasi fjalimet tona të përfundojnë, gjatë pasi votat tona janë shënuar”, tha Barak Obama.
Kjo deklaratë e zotit Obama, qartazi, ishte referencë se izraelitët dhe palestinezët duhet të bisedojnë për katër tema, tejet të ndjeshme, të cilat i kishin trazuar bisedimet paqësore prej vitit 1979: për kufijtë e shtetit palestinez, për sigurinë për Izraelin, për statusin e refugjatëve palestinezë dhe për fatin e Jerusalemit, të cilin të dy palët pretendojnë se e kanë kryeqytet.
Më tutje, presidenti Obama, theksoi:
“Çfarëdo paqe e qëndrueshme duhet t’i pranojë shqetësimet shumë reale të sigurisë, me të cilat Izraeli ballafaqohet çdo ditë. Të jemi të sinqertë me vetveten: Izraeli është i rrethuar nga fqinjët, që kanë udhëhequr luftëra të përsëritura kundër tij. Shtetasit izraelitë janë vrarë nga predhat e shkrepura kundër shtëpive të tyre dhe nga sulmuesit vetëvrasës me bombë në autobusët e tyre”, tha Barak Obama.
Në vazhdim presidenti amerikan, foli edhe për zgjidhjen me dy shtete.
“Izraeli e meriton njohjen. Ai meriton marrëdhënie normale me fqinjët e tij. Dhe miqtë e palestinezëve, nuk u bëjnë atyre shërbim, duke e injoruar këtë të vërtetë, ashtu sikur që miqtë e Izraelit duhet ta pranojnë nevojën për shtyrjen përpara të zgjidhjes me dy shtete, me sigurinë për Izraelin, në afërsi me Palestinën e pavarur”, tha Barak Obama, në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Ai theksoi përkushtimin e Shteteve të Bashkuara, që të dy palët të ulen së bashku dhe t’i dëgjojnë shpresat dhe shqetësimit e njëri-tjetrit.
“Matja e aksioneve tona gjithnjë duhet të jetë nëse ato e avancojnë të drejtën e fëmijëve izraelitë dhe palestinezë për të jetuar në paqe dhe siguri, me dinjitet dhe mundësi. Ne do të arrijmë sukses vetëm nëse në këtë përpjekje, ne i inkurajojmë palët që të ulen së bashku, ta dëgjojnë njëri-tjetrin dhe t’i kuptojnë shpresat dhe shqetësimet e njëri-tjetrit. Ky është projekti për të cilin Amerika është e përkushtuar. Dhe kjo është ajo ku Kombet e Bashkuara duhet të fokusohen, në javët dhe muajt e ardhshëm”, tha Barak Obama.
E përditshmja Nju Jork Tajms ka shkruar se presidenti Barak Obama e ka shpallur kundërshtimin e tij ndaj kërkesës së presidentit të Autoritetit palestinez, Mahmud Abas, për shtetësi nëpërmjet të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu, tha se përpjekja e palestinezëve në OKB nuk do të arrijë sukses.
“Palestinezët e meritojnë shtetin, por ky është shtet që duhet të bëjë paqe me Izraelin, dhe rrjedhimisht, përpjekja e tyre për ta shkurtuar këtë proces, për të mos zhvilluar negociata për paqe, pra përpjekja për të arritur anëtarësim shtetëror nga Kombet e Bashkuara, nuk do të ketë sukses”, tha Benjamin Netanjahy, gjatë një takimi me presidentin Obama, në selinë e OKB-së në Nju Jork.
Njëri prej problemeve, që paraqitet në bisedimet paqësore izraelito – palestineze, është edhe përçarja e palestinezëve në Bregun Perëndimor dhe në Rripin e Gazës.
Anëtari i fushatës për kërkesën palestineze në OKB, Mohamed el-Masri, i tha Televizionit Rojters në Bregun Perëndimor, gjatë një tubimi në përkrahje të kërkesës së Mahmud Abasit në OKB, se ky tubim ishte mesazh për botën.
“Tubimi është për të dërguar mesazh te bota se populli palestinez qëndron së bashku me kërkesën e presidentit Mahmud Abas. Ne i mbështesim liderët tanë në OKB, me qëllim që të fitohet njohje ndërkombëtare për shtetin e palestinez”, tha el-Masri.
Por, zëdhënësi i Hamasit në Rripin e Gazës, Sami Abu Zuhri, tha se veprimi i Abasit është hap individual.
“Me lansimin e takimeve në Kombet e Bashkuara, ne përsërisim se lëvizja e Abasit është një hap individual, që nuk e gëzon mbështetjen e shumicës së popullit palestinez. Është një lëvizje estetike, në të cilën nuk do të ketë të mira reale për popullin palestinez”, tha zëdhënësi i Hamasit.
“Përfundimisht, janë izraelitët dhe palestinezët, e jo ne, që duhet të arrijnë marrëveshje në çështjet që i ndajnë ata: në kufijtë dhe në siguri, për refugjatë dhe Jerusalem. Në fund të fundit, paqja varet në kompromisin ndërmjet njerëzve, të cilët duhet të jetojnë së bashku, gjatë pasi fjalimet tona të përfundojnë, gjatë pasi votat tona janë shënuar”, tha Barak Obama.
Kjo deklaratë e zotit Obama, qartazi, ishte referencë se izraelitët dhe palestinezët duhet të bisedojnë për katër tema, tejet të ndjeshme, të cilat i kishin trazuar bisedimet paqësore prej vitit 1979: për kufijtë e shtetit palestinez, për sigurinë për Izraelin, për statusin e refugjatëve palestinezë dhe për fatin e Jerusalemit, të cilin të dy palët pretendojnë se e kanë kryeqytet.
Më tutje, presidenti Obama, theksoi:
Izraeli është i rrethuar nga fqinjët, që kanë udhëhequr luftëra të përsëritura kundër tij.