Ndërlidhjet

Greqia nuk ndryshon qëndrimin ndaj Kosovës


Ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, Stavros Lambrinidis, tha se do të ishte e drejtë që Serbia të marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian në muajin dhjetor.

"Kandidatura e Serbisë është e rëndësishme jo vetëm për Serbinë, por edhe për stabilitetin rajonal. Për një gjë të tillë janë të vetëdijshëm të gjithë liderët evropianë", tha Lambrinidis.

Ai i bëri këto komente në Beograd, ku ka takuar homologun serb, Vuk Jeremiq.

Ky i fundit tha se "Serbia ka përmbushur kriteret për kandidaturën evropiane", por, megjithatë, "ka rrezik potencial që kjo të mos ndodhë".

Ndërkaq, sa i përket Kosovës, ministri grek tha se qëndrimi i Athinës mbetet i pandryshueshëm. Sipas tij, "Kosova është një çështje që kërkon zgjidhje evropiane".

Lambrinidis tha se Greqia e mirëpret dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, duke thënë se ai paraqet një "rrugë të drejtë".

"Evropa duhet të vlerësojë pjesëmarrjen konstruktive të Serbisë në dialog", tha ai.

Greqia është në mesin e pesë shteteve të Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG