Ndërlidhjet

Nis viti i ri shkollor




Në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme në Kosovë, të enjten ka filluar viti i ri shkollor.

Zyrtarë të arsimit thonë se në 1200 objekte shkollore, vitin e ri shkollor e kanë filluar mbi 450 mijë nxënës dhe mbi 23 mijë mësimdhënës..

Ragip Gjoshi, këshilltar në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, thotë se me kohë kanë përfunduar përgatitjet për një fillim të suksesshëm, dhe njëherazi, sipas tij, ky vit nis me dokumente të reja strategjike.

Në të gjitha komunat e Kosovës, kemi bërë incizimin e gjendjes së përgatitjeve për këtë vit shkollor.
Këto janë përgatitje të cilat determinojnë një vit të suksesshëm shkollor. Dhe mund të them, se Ministria e Arsimit ka formuar një komision të përbërë nga stafi i saj më i lartë, për të vizituar të 1200 objekte shkollore. Në të gjitha komunat e Kosovës, kemi bërë incizimin e gjendjes së përgatitjeve për këtë vit shkollor. Ne besojmë se shkollat e Kosovës janë të përgatitura për të startuar një vit të suksesshëm dhe me synim që të jetë më cilësor se vitet e tjera”, thotë Gjoshi.

Gjoshi, tregon se edhe gjatë këtij viti shkollor, ekzekutivi i vendit do të shpërndajë falas tekstet shkollore.

Gjithashtu qeveria, siç është e përkushtuar për të dhuruar objekte sa më moderne shkollore për nxënësit e Kosovës, këtë vit shkollor ka vazhduar që të bëjë pajisjen me tekste shkollore, për nxënësit prej klasës se parë deri në të nëntën. Si risi nga vitet e mëhershme, është sepse me ‘Librin Shkollor’ dhe ‘Dukagjinin’, si shtëpi botuese fituese, kemi biseduar dhe ato nuk kanë dërguar librat vetëm në qendrat komunale, por në çdo objekt shkollor”, shprehet Gjoshi.

Edhe përfaqësues të Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë janë të kënaqur më përgatitjet e bëra për fillimin e vitit të ri shkollor.

Ali Shabani, kryetar i kësaj sindikate, vlerëson se gjatë këtij viti mësimdhënësit janë më të motivuar për punë, motivim ky që sipas tyre, garanton cilësi më të lartë të arsimit.

Mendoj se janë mjaft të përgatitur, mësimdhënësit janë të përgatitur, për shkak se viti i ri shkollor fillon më kërkesa të realizuara..
Mendoj se janë mjaft të përgatitur, mësimdhënësit janë të përgatitur, për shkak se viti i ri shkollor fillon më kërkesa të realizuara. Besoj se do të jetë një vit i mbarë, një përpjekje për të dhënë maksimumin, ngase fëmijët tanë kërkojnë diçka të tillë dhe arsimtarët kanë disponim për të realizuar obligimet e tyre, si gjithnjë deri më tani, por konsideroj se këtë vit edhe më shumë, pasi që janë shumë të motivuar për punë”, vlerëson Shabani.

Ndryshe, që nga 1 janari i këtij viti, pagat e mësimdhënësve janë rritur për 50 për qind.

Rritja e pagave, është arsye e fillimit të vitit të ri shkollor në kohën e paraparë, pasi rrallë herë që nga përfundimi i luftës, viti i ri shkollor ka filluar me 1 shtator, pa kërkesa dhe pa greva të mësimdhënësve.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG