Në fjalimin e tij, ushtruesi i detyrës së shefit të misionit të OKB-së në Kosovë, Farid Zarif, theksoi se Prishtina dhe Beogradi, gjatë incidenteve të fundit në veriun e Kosovës, shpeshherë “kanë dërguar mesazhe të dominimit dhe të ndarjes”, që, siç vlerësoi ai, janë retorikë, e cila e forcon mosbesimin ndërmjet popullatës shumicë dhe serbëve.
Ai lavdëroi sjelljen e KFOR-it dhe përkujtoi se pjesëtarët e këtij misioni do të jenë përgjegjës për ruajtjen e pikave 1 dhe 31 në veri të Kosovës, deri më 15 shtator. Zarif shprehu kënaqësinë e tij që Beogradi dhe Prishtina kthehen në tryezën e bisedimeve në Bruksel.
“Situata, prej atëherë, është përmirësuar deri-diku, por ajo mbetet e tensionuar dhe e paparashikuar”, tha Zarif.
Ai vlerësoi se në zgjidhjen e problemeve për marrëveshjen CEFTA, ka parë “qasje më pragmatike të autoriteteve të Kosovës”.
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiq, kërkoi që Këshilli i Sigurimit i OKB-së, për shkak të situatës në veri të Kosovës, të dërgojë mesazh të qartë për Prishtinën se “lëvizjet e njëanshme janë të papranueshme” dhe se “përgjegjësit duhet t’i bartin pasojat”.
Në fjalimin e tij në seancën për Kosovën, ai theksoi se situata në rajon, para më shumë se një muaji, “papritmas u bë më pak e sigurt, më pak stabile dhe më pak e parashikueshme”.
“Kjo ishte pasojë direkte e vendimit të llogaritur të udhëheqjes secesioniste shqiptare për të bërë ndërhyrje të armatosur në veri
të Kosovës, e cila nuk ishte provokuar me asgjë. Kjo ishte pjesë e planit djallëzor për imponim të dhunshëm të regjimit jolegjitim dhe të padëshirueshëm ndaj banorëve në këtë pjesë”, tha Jeremiq, për të shtuar:
“Akti i pasanksionuar për dërgimin e paramilitarëve etnikë shqiptarë nga Kosova jugore, ishte perceptuar nga shumica e popullit në veri si përpjekje për okupim të territorit”.
Ministri i Jashtëm i Serbisë përsëriti se vendi i tij kurrë nuk do ta njohë Kosovën, por, megjithatë, ai shprehu përkushtimin e Serbisë për dialog, për zgjidhjen e problemeve ekzistuese.
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, i tha Këshillit të Sigurimit të OKB-së se veprimi i Qeverisë së Kosovës në veri ishte një ushtrim legjitim i autoritetit të policisë dhe se fajtor për dhunë ishte Beogradi.
Ai përsëriti se “Policia e Kosovës nuk ka përdorur dhunë, por ka qenë Qeveria e Serbisë që ka kryer akte dhune përbrenda territorit të Kosovës”.
“Më duhet të shpreh shqetësim të madh për eskalimin e
retorikës dhe të akteve të dhunshme, që vijnë nga Beogradi dhe strukturat e tij ilegale në veri të Republikës së Kosovës”, tha Hoxhaj.
“Strukturat ilegale serbe kanë përdorur eksploziv, armë automatike dhe snajperë për të sulmuar Policinë e Kosovës, Policinë e EULEX-it dhe KFOR-in”, tha zoti Hoxhaj, për të shtuar se “një polic i Kosovës u vra nga këta esktremistë dhe kriminelë, që financohen nga Beogradi dhe aktivitetet kontrabandë”.
Ministri Hoxhaj i tha Kështillit të Sigurimit të OKB-së se “në 12 vjetët e fundit, Qeveria e Serbisë ka investuar 6 miliardë euro për të mbajtur dhe kontrolluar ato struktura ilegale në Kosovë”.
Ai kërkoi që Serbia t’i shpërbëjë strukturat paralele ilegale në Republikën e Kosovës dhe të heqë dorë nga "financimi i grupeve kriminele në veri".
“Disa prej problemeve kryesore të raportuara nga sekretari i përgjithshëm i OKB-së, sot këtu, kanë të bëjnë me faktin se Serbia, jo vetëm që insiston në mbështetjen e strukturave kriminele në Kosovë, por gjithashtu është në mënyrë aktive duke e penguar integrimin e serbëve të Kosovës”, tha, pos tjerash, Enver Hoxhaj në fjalimin e tij në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
“Sot, Kosova është shtet funksional, shumetnik, me shoqëri të ndryshme dhe me situatën më stabile politike në Ballkan”, nënvizoi ai.
Hoxhaj foli edhe për investimet në implementimin e Planit Ahtisari.
“Republika e Kosovës ka investuar 150 milionë euro në tre vjetët e fundit për implementimin e Planit Ahtisari, përfshirë krijimin e komunave të reja dhe mekanizmat e rinj për mbrojtjen e minoriteteve”, tha Hoxhaj.
Në fjalimin e tij, ambasadori rus, Vitalij Çurkin, tha se vendi i tij në tërësi e mbështet integritetin dhe sovranitetin e Serbisë dhe vlerësoi se zhvillimet e 25 korrikut në Jarinjë dhe Bërnjak e destabilizojnë “edhe ashtu situatën e ndjeshme në Kosovë”.
Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara, Rozmari DiKarlo, tha se Kosova ka të drejtë ta zgjerojë autoritetin e saj.
“Si një shtet i pavarur dhe sovran, Kosova ka të drejtë ta zgjerojë autoritetin e saj dhe ta forcojë sundimin e ligjit në gjithë territorin e saj, si dhe të sigurojë zinxhir të unifikuar komandues të policisë”, tha DiKarlo.
Pas seancës së Këshillit të Sigurimit, ministri serb, Jeremiq, shprehu dëshpërim që Këshilli i Sigurimit i OKB-së nuk e ka miratuar deklaratën, me të cilën do të dënohej veprimi i Prishtinës.

Akti i pasanksionuar për dërgimin e paramilitarëve etnikë shqiptarë nga Kosova jugore, ishte perceptuar nga shumica e popullit në veri si përpjekje për okupim të territorit.
të Kosovës, e cila nuk ishte provokuar me asgjë. Kjo ishte pjesë e planit djallëzor për imponim të dhunshëm të regjimit jolegjitim dhe të padëshirueshëm ndaj banorëve në këtë pjesë”, tha Jeremiq, për të shtuar:
“Akti i pasanksionuar për dërgimin e paramilitarëve etnikë shqiptarë nga Kosova jugore, ishte perceptuar nga shumica e popullit në veri si përpjekje për okupim të territorit”.
Ministri i Jashtëm i Serbisë përsëriti se vendi i tij kurrë nuk do ta njohë Kosovën, por, megjithatë, ai shprehu përkushtimin e Serbisë për dialog, për zgjidhjen e problemeve ekzistuese.
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, i tha Këshillit të Sigurimit të OKB-së se veprimi i Qeverisë së Kosovës në veri ishte një ushtrim legjitim i autoritetit të policisë dhe se fajtor për dhunë ishte Beogradi.
Ai përsëriti se “Policia e Kosovës nuk ka përdorur dhunë, por ka qenë Qeveria e Serbisë që ka kryer akte dhune përbrenda territorit të Kosovës”.
“Më duhet të shpreh shqetësim të madh për eskalimin e
Strukturat ilegale serbe kanë përdorur eksploziv, armë automatike dhe snajperë për të sulmuar Policinë e Kosovës, Policinë e EULEX-it dhe KFOR-in.