Qeveria e Kosovës vazhdon të zotohet se do të shtrijë autoritetin kushtetues në veri të vendit.
Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, tha sot, gjatë një vizite që i bëri komunës së Graçanicës, të banuar me shumicë serbe, se shtrirja e autoritetit në veri është obligim kushtetues i Qeverisë së Kosovës.
Ai tha po ashtu se veprimet në veri kanë për qëllim shuarjen e strukturave paralele dhe se nuk janë të drejtuara kundër komunitetit serb.
“Ato do të shpërbëhen; jo vetëm strukturat paralele të komunave, por edhe ato të sigurisë. Por, dua të jap edhe një mesazh, që kjo nuk është kundër atyre që punojnë në ato komuna. Në kohën kur do të bëjmë organizimin e zgjedhjeve bashkë me Ministrinë e Pushtetit Lokal, me ndihmën ndoshta edhe të OSBE-së, do t’i kemi përfaqësuesit legalë”, deklaroi Rexhepi.
Ministri Rexhepi inkurajoi serbët në veri, përfshirë edhe ata që aktualisht punojnë në kuadër të organeve paralele, por që me veprimet e tyre nuk kanë shkelur ligjet e Kosovës, të integrohen në strukturat dhe institucionet e Kosovës.
Ky integrim, sipas Rexhepit, mund të bëhet edhe përmes zgjedhjeve të ardhshme lokale, që mendohet të organizohen për komunat veriore.
“Të gjithë ata që kanë punuar në këto institucione dhe që nuk kanë ndonjë ndeshje me ligjin, mund të konkurrojnë dhe mund të jenë pjesë e strukturave legale. Kjo do të ndodhë dhe ne do të bëjmë shpërbërjen, jo vetëm të strukturave paralele, por edhe atyre ilegale të sigurisë”, tha Rexhepi.
Deri në ndërmarrjen e këtyre masave dhe organizimin e zgjedhjeve në veri, Rexhepi tha se nuk mund të përcaktohen afatet kohore, por ai paralajmëroi hapa të përbashkët të institucioneve dhe misioneve ndërkombëtare.
Ndërkohë, po sot, edhe kryeministri Hashim Thaçi vizitoi fshatin Prilluzhë të banuar me serbë, ku banorët lokalë kanë kundërshtuar ndërtimin e një ure, e cila lidh fshatrat me banorë shqiptarë.
Thaçi u transmetoi serbëve lokalë mesazhin se urat janë lidhje mes njerëzve dhe se projekti do të përfundojë brenda 3 muajve dhe “nuk do të ketë kthim prapa”.
“Presim që brenda 90 ditësh të përmbyllet faza e ndërtimit që do të mundësojë lëvizjen e njerëzve dhe automjeteve në këtë urë. Ky projekt është në interesin e të gjithëve dhe nuk është i drejtuar kundër askujt. Investimet janë për një jetë më të mirë, rritje të mirëqenies sociale dhe modernizim të vendit tonë”, u shpreh Thaçi.
Me gjithë pakënaqësitë dhe dallimet, zyrtarët e lartë të qeverisë duket se me përfaqësuesit e serbëve të pjesëve tjera, megjithatë, po i tejkalojnë problemet ekzistuese. Ndërsa për veriun, ata kanë paralajmëruar se masat e shkallës së lartë të gatishmërisë janë ende në fuqi dhe nuk e kanë përjashtuar mundësinë e ndërmarrjes së veprimeve kundër strukturave paralele, të mbështetura nga Serbia.
Lexoni edhe këtë:
Paralajmerohen veprime të tjera

Investimet janë për një jetë më të mirë, rritje të mirëqenies sociale dhe modernizim të vendit tonë.