Ndërlidhjet

Seminari, shkollë e albanologjisë


Seminari i 30 ndërkombëtar i gjuhës, letërsisë dhe kulturës shqiptare.
Seminari i 30 ndërkombëtar i gjuhës, letërsisë dhe kulturës shqiptare.
Në Prishtinë po mbahet seminari i 30 ndërkombëtar i gjuhës, letërsisë dhe kulturës shqiptare. Studiuesit e gjuhës, kulturës dhe letërsisë shqipe nga e gjithë bota thonë se ky seminar është bërë shkollë e rëndësishme e albanologjisë. Ata e quajnë flamur të bashkimit shpirtëror të të gjitha forcave të studiuesve që merreshin me gjuhën dhe letërsinë.


Studiuesit e gjuhës, kulturës dhe letërsisë shqipe, janë mbledhur në Prishtinë për të marrë pjesë në Seminarin e 30 ndërkombëtar të gjuhës, letërsisë dhe kulturës shqiptare.

Organizatorët theksojnë se ky seminar, ashtu si edhe viteve të mëparshme, ka mbledhur studiues nga mbarë bota.

Bardh Rugova, drejtor i seminarit, thekson rëndësinë e këtij aktiviteti, duke e quajtur si urë komunikimi mes popujve.

Gjatë kësaj kohe, me të vërtetë ka filluar dhe ka pasur zhvillim në një aktivitet shumë të rëndësishëm shkencor para së gjithash, dhe sot me mburrje mund të themi se është bërë shkollë e rëndësishme e albanologjisë dhe asnjë nga albanologët e mëdhenj të rëndësishëm botërorë, nuk di se ndonjëri prej tyre nuk ka kaluar përmes këtij seminari”, thekson ai.

Bardh Rugova tregon për të arriturat e seminarit të gjuhës, letërsisë dhe kulturës shqiptare ndërvite.

Sipas tij, është arritur më shumë se sa që kanë pritur.

Ai thotë se derisa po marrin pjesë studiues nga mbarë bota dhe të rinj që dëshirojnë ta mësojnë gjuhën shqipe, tregon qartë vlerën e këtij seminari.

Ky seminar po shërben si një investim që nuk digjet si një investim i sigurt për albanologjinë në përgjithësi.
Fakti se kemi rezultate të shkëlqyeshme vazhdimisht nga Myhniu, Shën Peterburgu, fakti se kemi pjesëmarrës nga Kina dhe Siria, kjo tregon për pozitën dhe vlerën e albanologjisë përgjithësisht. Ky seminar po shërben si një investim që nuk digjet si një investim i sigurt për albanologjinë në përgjithësi”, tregon ai.

Një ndër themeluesit e Seminarit Ndërkombëtarë për Gjuhën Letërsinë dhe kulturën shqipe është akademiku Rexhep Ismajli.

Ai thotë për Radion Evropa e Lirë se synimet e këtij seminari janë arritur dhe, siç thotë ai, ajo çka është më e rëndësishme është mësimi i gjuhës shqipe, e që çdo vit rritet numri i atyre që janë pjesëmarrës në kurset e gjuhës shqipe.

Seminari ka kaluar një histori të gjatë, i ka mbijetuar ndryshimet shumë të mëdha shoqërore e politike në Kosovë dhe Ballkan, dhe i ka mbijetuar për një arsyeje të thjeshtë. Seminari që nga fillimi synim e ka pasur integrimin në kuadër të shkencave albanologjike brenda albanologjisë. Falë angazhimit të madh të studiuesve nga bota, ne kemi arritur që si institucion të mbijetojmë dhe tani seminari ka një rrugë shumë të hapur dhe shumë të qartë të punës dhe veprimtarisë së tij”, shprehet Ismajli.

Seminari ka kaluar një histori të gjatë, i ka mbijetuar ndryshimet shumë të mëdha shoqërore e politike në Kosovë dhe Ballkan, dhe i ka mbijetuar për një arsyeje të thjeshtë.
Bashkorganizator i këtij seminari është edhe fakulteti i Historisë dhe Filologjisë në Tiranë.

Shezai Rrokaj, dekan në këtë fakultet, thotë për Radion Evropa e Lirë se rëndësia e këtij seminari është e madhe.

Sipas tij, e mbajti gjallë mendimin shkencor.

Ishte flamuri i bashkimit shpirtëror nga njëra anë, nga ana tjetër ishte ajo vatër prej së cilës rrezatuan të gjithë misionarët, të themi në thonjëza, të gjuhës shqipe dhe kulturës shqipe, sepse këtu vinin të huajt dhe mësonin të gjuhën shqipe”, thekson ai.

Në seminarin e sivjetmë ndërkombëtar të gjuhës shqipe do ta mbahen kurse të gjuhës, do të ketë ligjërata dhe referime nga studiues shqiptarë e të huaj, ndërsa në ditët e fundit do të këtë dy sesione shkencore.

Sesioni shkencor në fushën e gjuhësisë me temën “Gramatika e shqipes në tekstet shkollore, ndërsa në sesionin e dytë, tema do të jetë “Letërsia shqipe e diasporës”.

Blerta Ismaili, sekretare profesionale e seminarit, thotë se ka një numër të madh të të rinjve që do të jenë pjesëmarrës të kurseve të gjuhës shqipe dhe studiues të gjuhës dhe kulturës shqiptare.

Përveç këtyre pjesëmarrëse kemi edhe pjesëmarrës të cilët nuk janë për herë të parë në Prishtinë, dhe këta janë kryesisht studiues të gjuhës, letërsisë dhe kulturës shqiptare.
Përveç këtyre pjesëmarrëse kemi edhe pjesëmarrës të cilët nuk janë për herë të parë në Prishtinë, dhe këta janë kryesisht studiues të gjuhës, letërsisë dhe kulturës shqiptare. Disa prej tyre punojnë në katedrat e ballkanistikës, në kuadër të së cilave studiohet edhe gjuha, letërsia dhe kultura shqiptare”, thekson ajo.

Seminari i 30 Ndërkombëtar i gjuhës, letërsisë dhe kulturës shqiptare, në të cilin po marrin pjesë studiues të gjuhës e kulturës shqipe nga rajoni dhe bota, do t’i vazhdojë punimet deri me datën 27 të këtij muaji.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG