Maqedonia ka një administratë e cila kryekëput është në funksion të realizimit të interesave të politikës, thonë ekspertët e pavarur duke theksuar se efikasiteti, profesionalizmi, si dhe zhdukja e korrupsionit janë shtyllat bazë përmes së cilave përfundimisht duhet të përcaktohet Qeveria e Maqedonisë për reformimin e mirëfilltë të administratës publike, sipas standardeve të familjes evropiane.
“Përfundimisht është koha që kjo përbërje qeveritare të kuptojë dhe funksionojë nga një pikënisje krejtësisht e re, ku do të kuptohet se administrata publike duhet të jetë e pavarur, duhet të jetë profesionale dhe mbi të gjitha të udhëhiqet mbi etikën profesionale të administratorëve, duke iu shmangur tërësisht influencës politike”, thotë Nazmi Maliqi, profesor në universitetin publik.
Edhe kundrejt paralajmërimeve nga Sekretariati i Marrëveshjes së Ohrit për punësime të reja, konform dokumentit kornizë, për Maliqin është shqetësues fakti që një pjesë e administratorëve shqiptarë, të cilët pranohen në bazë të përfaqësimit adekuat të shqiptarëve në institucionet shtetërore, në vend që të aftësohen, rrinë në shtëpi, dhe me këtë humbin mundësinë për t’u aftësuar.
“Nga gjithë ajo strukturë e të punësuarve ka dhe profesionistë të mirëfilltë, të cilët me sukses mund të përballen me sfida të reja që do të dalin me hapat e vendit drejt familjes evropiane, por gjithsesi ata duhet të punojnë që të zgjerojnë njohuritë me këtë, dhe të ofrojnë shërbime më të mira për qytetarët”, thotë Maliqi.
Nga ana tjetër, Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës Publike, me mbështetje të faktorit ndërkombëtar, është zotuar se me vendosjen e politikave të reja dhe teknikat përparuese për mësim dhe zhvillim të të punësuarve në sektorin publik, do të përmirësohen shërbimet e administratës në vend.
“Me të gjithë masat dhe projektet të cilat i ndërmarrim, presim efektet e para pozitive nga fundi i vitit, pasi një pjesë e projekteve të filluara do të realizohen, ligjet veçmas janë në fuqi, do të ketë mobilitet më të madh në administratë dhe do të mundemi, vitin ardhshëm, me tërë kapacitetin, të realizojmë edhe më shumë projekte, të cilat vlerësojmë se janë të rëndësishme për qytetarët e Maqedonisë”, shprehet Ivo Ivanovski, ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Publike.
Por, paralajmërimet për ndihmën konkretë nga vendet e BE-së për evropianizimit të administratës maqedonase, nuk mund të sjellin efekte pozitive përderisa nuk hiqet dorë nga politizimi i administratës, thekson politikologia Sonja Stojadinoviq.
“Në atë që thuhet përmbushje të kritereve, Maqedonia ka arritur të harmonizojë vetëm legjislacionin, por praktika reflekton një realitet tepër të hidhur. Pas çdo procesi zgjedhor, administrata pëson ndryshime rrënjësore deri në eshalonin fundit, gjë që është në kundërshtim me parimet dhe vlerat evropiane. Përderisa politika luan rolin e punëdhënësit përmes administratës, çdo përpjekje për evropeizëm është i kotë”, shprehet Sonja Stojadinoviq.
Ndryshe, në të gjitha raportet e progresit apostrofohen vërejtje për realizimin e reformave në Administratën Publike, ndërkohë që së fundmi, nga Brukseli, Qeverisë së Maqedonisë i është sugjeruar që të zvogëlojë numrin e të punësuarve në administratë, numër ky që sillet deri në 120 mijë të punësuar.