Ndërlidhjet

Tregtarët nuk duhet rritur çmimet


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese
Përfaqësues të bizneseve dhe ekspertë të çështjeve ekonomike hedhin poshtë mundësinë e ngritjeve të çmimeve të paralajmëruar nga tregtarët. Ata thonë se tregtarët duhet të furnizohen me prodhimeve vendore dhe të shikojnë mundësinë e importimin të mallrave me çmime më të pranueshme për tregun e Kosovës

Tregtarët të cilët kanë paralajmëruar se zëvendësimi i produkteve serbe me produktet e shteteve tjera mund të jetë më i kushtueshëm dhe do të sjell ngritje të çmimeve në Kosovë, kundërshtohet nga përfaqësues të biznesit dhe ekspertë të çështjeve ekonomike në Prishtinë.

Milazim Abazi nga Aleanca Kosovare e Biznesit, thotë se tregtarë nuk duhet ngritur çmimet, por zëvendësimin e produkteve të Serbisë duhet t’i bëjnë me produktet vendore apo të atyre vendeve që kanë më çmime më të volitshme.

Unë nuk besoj që do të ketë ngritje të çmimeve, ngase produktet e Serbisë nuk kanë qenë më të lirë se produktet e vendet fqinje, një gjë duhet ditur se produktet e Serbisë janë futur pa doganë, dhe nëse produktet e vendeve tjera si për shembull Turqia, lirohet nga dogana, atëherë assesi nuk mund të ketë ngritje të çmimeve ngase produktet që prodhohen në Turqi janë më të mirë dhe më të lira se sa ato që prodhohen në Serbi”, thekson Abazi.

Ngritja e çmimeve të produkteve të konsumit në Kosovë është bërë në vazhdimësi që nga janari i këtij viti.

Tregtarët këtë e kanë arsyetuar si pasojë e ngritjes së çmimeve të derivateve të naftës dhe tani këtë ngritje të çmimeve ata e arsyetojnë për shkak të transportit, i cili, siç thonë ata, do të është më i shtrenjtë nëse një mall importohet nga vendet perëndimore.

Sidoqoftë, ekspertët e çështjeve ekonomike, nuk e arsyetojnë në asnjë mënyrë ngritjen e çmimeve.

Rudina Heroi, nga Instituti për Studime të Avancuara, thotë se zëvendësimi produkteve serbe nuk duhet ndikuar në shtrenjtimin e produkteve.

Edhe pse është diskutuar se pritet rritja e çmimeve të produkteve në tregun kosovare në nuk besojmë se një gjë e tillë do të ndodh, për arsye se prodhimi vendor ka aftësi që ti mbulojë nevojat e qytetarëve. Po ashtu sipas një hulumtimi që ne e ke bere në institutin GAP produktet më të shpeshta që janë importuar nga Serbia shume lehte mund të gjinden në vendet fqinje dhe më gjerë”, shprehet Heroi.

Kosova vazhdon të ketë bilanc negativ tregtar. Të dhënat e Entit të Statistikave të Kosovës vazhdimisht kanë treguar se importi vazhdon të mbetet në përqindje shumë të lartë sesa eksporti.

Ekspertët e ekonomisë sugjerojnë që të mos importohen produkte nga vende tjera kur shumë nga këto mallra mund të gjinden në Kosovë dhe më një cilësi mjaft të lartë.

Rudina heroi nga Instituti GAP shprehet:

Një shumë e madhe është dërguar në Serbi, vetëm në vitin 2010 është dërguar një shumë prej 225 milion euro nëse kjo shumë e parave investohet në Kosovë atëherë bëhet stimulimi i prodhimeve vendore dhe lehet do të mundë të përballohet dhe nuk mund të vije deri te një ngritje e çmimeve”.

Ndryshe, përfaqësues të bizneseve në Kosovë vazhdimisht kanë marrë iniciativa për promovimin e prodhimeve e vendore, në mënyrë që të krijohen lidhje të reja mes afaristëve vendas, si dhe atyre të huaj.

Milazim Abazi nga Aleanca Kosovare e Biznesit thotë se zëvendësimi i produkteve serbe me ato vendor nuk do të mund të ndikojë në shportën mujore të qytetarit.

Ne edhe në AKP edhe si qytetarë jemi të përcaktuar për masa reciproke ndaj Serbisë dhe nuk besoj që do të ketë ngritje të çmimeve”, thekson Abazi.

Sidoqoftë, autoritet kosovare kanë paralajmëruar se do të ndërhyjnë me politika fiskale që çmimet mos të ngritën.
XS
SM
MD
LG