Ndërmjetësuesi evropian në bisedimet ndërmjet Prishtinës e Beogradit, Robert Kuper, do të njoftojë të premten shtetet anëtare të Bashkimit Evropian për rezultatet e takimeve që ka zhvilluar gjatë javës me përfaqësues të Qeverisë së Kosovës dhe të Serbisë, njoftuan përfaqësues të BE-së.
Në një prononcim dhënë Radios Evropa e Lirë, zëdhënësi i shefes së diplomacisë evropiane, Michael Mann, tha se heqja e tensioneve ekzistuese është përgjegjësi e Prishtinës dhe Beogradit.
“Zoti Kuper do të kthehet sot në Bruksel. Natyrisht se do të vazhdojnë kontaktet me të dyja palët dhe shpresojmë se ato do të flasin me njëra-tjetrën. Ideja jonë është që t’i kthehemi dialogut dhe t’i zgjidhim çështjet themelore sa më shpejtë që është e mundur dhe të arrijmë progres. Pra, ai do t’i informojë shtetet anëtare. Ne kemi thënë është përgjegjësi e Prishtinës e Beogradit t’i heqin tensionet të rikthejnë qetësinë dhe të vazhdojnë bisedimet”, u shpreh ai.
Në raportimet e disa mediave ndërkombëtare është thënë se gjatë takimeve që Kuper ka zhvilluar në tri ditët e para të kësaj jave me autoritetet kosovare dhe ato serbe, në tavolinën e bisedimeve është paraqitur një zgjidhje.
Kjo, megjithatë nuk u konfirmua në Bruksel.
“Nuk mund të hyjë në detaje se çfarë u diskutua e çfarë jo”, tha zëdhënësi Mann.
Dialogu ndërmjet Prishtinës e Beogradit vlerësohet të jetë mundësia më e mirë për zgjidhjen e problemeve aktuale në veri edhe nga misioni i NATO-s në Kosovë.
Për shkak të situatës aktuale në veri të Mitrovicës, misionit të NATO-s në Kosovë pritet t’i shtohen rreth 700 trupa shtesë, 550 prej të cilëve nga Gjermania ndërsa 150 ushtarë të tjerë nga Austria, njoftuan përfaqësues të KFOR-it.
Zëdhënësi i KFOR-it, Hans Diter Vihter, i tha Radios Evropa e Lirë se arritja e këtyre trupave në Kosovë do të ndodhë në ditët në vijim.
Ai e vlerësoi relativisht të qetë situatën aktuale të veri të vendit, ndërsa shfaqi shpresën që përmes bisedimeve të zgjidhen problemet aktuale lidhur me atë pjesë të vendit.
“Ne shpresojmë se negociatat dhe bisedimet të cilat janë duke vazhduar do ta ndihmojnë uljen e tensioneve në veri. Në periudhën afatgjate, ne shpresojmë se negociatat politike do të zgjidhin situatën këtu në Kosovë”, tha ai.
Serbët lokalë në veri të Mitrovicës, ndërkaq, kanë vazhduar edhe gjatë së martës protestën përmes bllokadave rrugore me kërkesën për, siç thuhet, kthimin e situatës në gjendjen paraprake.
Mirëpo, autoritetet kosovare ritheksuan se nuk do të ketë kthim mbrapa në gjendjen para aksionit policor të 25 korrikut në pikat kufitare 1 dhe 31 në veri.
Policia e Kosovës bëri të ditur se për shkak të mungesës së, siç thuhet, infrastrukturës pjesëtarëve të policisë aktualisht u pamundësohet kryerja e detyrës në portën 1.
Zëdhënësi i policisë, Baki Kelani, tha se policët do t’u bashkëngjiten trupave të KFOR-it në Jarinë varësisht vlerësimeve për situatën atje.
“Kjo varet nga vlerësimet të cilat janë duke u bërë dhe nga krijimi i kushteve të punës”, bëri të ditur Kelani.
I pyetur për mbështetjen e trupave shtesë të KFOR-it lidhur me këtë çështje, Kelani u shpreh:
“Realisht ne jemi në bashkëpunim të ngushtë me KFOR-in. Ne jemi të mbështetur nga KFOR-i, kështu që puna do të vazhdojë në nivelin e njëjtë”, tha ai.