Zgjedhja e drejtorit të QKUK-së ka nxitur kundërshtime ndërmjet zyrtarëve të ministrisë së Shëndetësisë. Këto kundërshti janë theksuar ndërmjet Ministrit të Shëndetësisë Ferid Agani dhe Sekretarit të përgjithshëm të kësaj ministrie, Ilir Tolaj. Vendimi për zgjedhjen për drejtor të QKUK-së Dardan Stubllës është anuluar nga ministri Agani, me arsyetimin se janë shkelur procedurat ligjore. Ndërkaq, sekretari i përgjithshëm Tolaj e thotë të kundërtën.
Vendimi për anulimin e drejtorit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, sipas ministrit të shëndetësisë Ferid Agani, është bërë për shkakun se ka pasur shkelje ligjore.
Ndonëse ministri si figurë politike nuk ka të drejtë të ndërhyjë në procedurat e shërbyesve civilë, ministri Agani thotë se vendimin për anulimin e kreut të QKUK-së e ka bërë për shkak të jo-transparencës.
“Për fat të keq kjo histori po përsëritet, kur po bëhet fjalë për përzgjedhjen e drejtorit të QKUK-së po shihet qartë se ka të ndërlidhura grupe të interesit. Në rastin konkret unë si ministër nuk kam kompetenca të drejtpërdrejta të ndërhyj në procedurat e shërbyesve civilë, por kam ndërhyrë pas reagimit të sindikatës së doktor Blerim Sylës, se në përzgjedhjen e drejtorit nuk është siguruar masa e duhur e transparencës ligjore. Dhe ai është thirrur në kontratën kolektive sektoriale që unë e kam nënshkruar me të”, shprehet ministri Agani.
Por, sekretari permanent i Ministrisë së Shëndetësisë, Ilir Tolaj, thotë se nuk ka pasur asnjë shkelje ligjore në përzgjedhjen e drejtorit të Qendrës Klinike.
Sipas zotit Tolaj procedurat e përcaktuara me ligj janë respektuar me përpikëri.
“Intervistimi është një proces i hapur dhe çdo kush mund të jetë pjesëmarrës apo monitorues në atë proces, duke përfshi edhe sindikatën. Me asnjë akt, duke përfshi edhe kontratën kolektive me sindikatën e shëndetësisë, nuk e obligon ministrin e shëndetësisë që të ftojë si pjesë e intervistimit. Asnjë akt nënligjor, që është në kundërshtim me ligjin, nuk mund të aplikohet dhe nuk ka mundur të aplikohet as këtu”, sqaron Tolaj.
Ndërkaq, kreu i sindikatës së shëndetësisë, Blerim Syla, thotë se kanë reaguar ndaj përzgjedhjes së zotit Stublla si drejtor i QKUK-së , pasi që, sipas tij, në bazë të nënshkrimit të kontratës kolektive mes sindikatës në fjalë dhe Ministrisë së Shëndetësisë, ligji parasheh që në përzgjedhjen e krerëve, sindikata duhet të jetë në nivel të vëzhguesve dhe monitoruesve të procesit, gjë që, siç ka thënë ai, nuk ka ndodhur.
“Kemi reaguar sepse ne në këtë rast, në përzgjedhje të drejtorit, nuk kemi qenë të ftuar as të njoftuar dhe kjo konsiderohet si shkelje e transparencës”, bën të ditur Stublla.
Por në anën tjetër, zoti Tolaj, thotë se lidhur me këtë çështje do të presin edhe mendimin e Këshillit të pavarur mbikëqyrës, në mënyrë që të qartësohet i gjithë procesi dhe të shqyrtohet fakti se a duhet të ftohen sindikalistët si pjesë e emërimit të zyrtarëve të lartë, apo ky proces duhet të jetë i hapur dhe transparent për çdo kënd që është kompetent të jetë monitorues për procesin në fjalë.
Zoti Tolaj anulimin e vendimit të drejtorit nga ana e ministrit e sheh më ndryshe.
“Unë mendoj që reagimi është më shumë i qarqeve të jashtme, reagimi i ministrit ka të bëjë me çështjen e përfshirjes së sindikatës në këtë proces e jo me individët e caktuar”, thotë ai.
Edhe ministri Agani, lidhur me këtë çështje thotë se është duke e pritur vendimin e Këshillit mbikëqyrës për tu marrë hapat përkatës.
“Por dua ta theksoj se ministri si figurë politike nuk ka të drejtë të ndërhyjë në punën e përzgjedhjes së nëpunësve civilë, ministri ka shumë të drejtë dhe madje obligim ligjor të përcjellë gjithë procesin e ligjshmërisë së ministrisë. E sidomos tash që janë duke ndodhur disa parregullsi politike, jam shumë i vendosur që të mbikëqyri procesin e zbatimit të ligjshmërisë dhe besoj që do të kemi rezultate pozitive”, thekson Agani.
Ndryshe, zoti Tolaj e ka përfillur vendimin e ministrit Agani, për anulimin e zgjedhjes së drejtorit të QKUK-së, siç thotë ai, për shkak të eliminimit të çdo lloj dyshimi në transparencën dhe korrektësinë e gjithë procesit.
“Nuk është e imja ta vlerësoj, mendoj se është një përzierje në procedurat e funksionimit të shërbyesve civilë, por për hir të eliminimit të çdo lloj dyshimi në transparencën dhe korrektësinë e krejt procesit, unë një kërkesë të ministrit e kam përfillë, meqenëse nuk është në interes as të ministrisë së shëndetësisë e as të askujt , që një proces i tillë të shkojë me dyshime të caktuara se është bërë kjo apo ajo shkelje, por në korrektësinë e krejt këtij procesi e kemi kthyer procesin në pikën fillestare”, shpjegon Tolaj.
Sidoqoftë, çështja e përsëritjes së konkursit për zgjedhjen e drejtorit të QKUK-së sipas zotit Tolaj, do të varet nga rekomandimi i fundit i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës.