Ndërlidhjet

Të përshpejtohet procesi


Fotografitë e personave të pagjetur në Kosovë...
Fotografitë e personave të pagjetur në Kosovë...
Autoritetet kosovare kanë kërkuar nga Bashkimi Evropian që të ndihmojë në përshpejtimin e procesit për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur, dhe në identifikimin e varrezave të mundshme masive.

Kështu ka thënë Edita Tahiri, zëvendëskryeministre, njëherësh shefe e delegacionit të Kosovës në bisedimet Prishtinë- Beograd, në takimin e radhës të Komisionit Qeveritar për personat e Zhdukur.

Ajo ka treguar se në raundin e tetë të bisedimeve, pala kosovare ka paraqitur platformën dhe kërkesat e saja për zbardhjen e fatit të këtyre personave, por që kjo çështje, sipas saj, është stagnuar për shkak të politizimit nga Serbia.

Kërkesa e parë ka qenë që të fuqizohet çështja e zgjidhjes se problemit të pagjeturve më ndërmjetësimin dhe garancinë e Bashkimit Evropian. Arsye për këtë ka qenë se ka pasur stagnim në procesin, natyrisht është një numër i konsiderueshëm i rasteve që janë zgjidhur, por edhe një numër i madh mbetet i pazgjidhur. Prandaj kemi vlerësuar se një rol i BE-së në këtë proces, do të mund të shtynte përpara procesin”, tha Tahiri.

Kërkesat tjera, tha Tahiri, kanë qenë edhe gatishmëria e të dyja shteteve që të japin informacione për varrezat eventuale masive, si dhe Kuvendi i Kosovës dhe ai i Serbisë të miratoi ligjet për personat e pagjetur.

Tani jemi në pritje të rezultateve apo definimit të rolit të BE-se në këtë çështje, gjithmonë duke dhënë mbështetje që mekanizimi ekzistues, dialogu ekzistues në mes dy komisioneve i udhëhequr nga Kryqi Kuq Ndërkombëtar duhet të vazhdoi, derisa të gjenden format e fuqizimit të këtij dialogu përmes rolit të Bashkimit Evropian”, u shpreh Tahiri.

Prenk Gjetaj, kryetar i Komisionit Qeveritar për personat e pagjetur, konsideron se vetëm presioni ndërkombëtar ndaj Serbisë, mund të përshpejtojë procesin e zbardhjes se fatit të personave të pagjetur.

Kam përshtypjen se Komisioni Evropian, Bashkimi Evropian do të gjejë formën për të bërë presione, për të treguar se çfarë ka ndodh më njerëzit të cilët ende nuk gjenden. Sepse pa trysni nga faktori ndërkombëtar sigurisht që nuk mund të ecim më tutje”, theksoi Gjetaj.

Ndryshe, në Kosovë ende figurojnë si të pagjetur 1.820 persona.

Përfaqësuesit e familjarëve të personave të pagjetur, vlerësojnë se procesi i zbardhjes se fatit të personave të pagjetur ka shënuar ngecje.

Sipas tyre, kjo çështje është politizuar, pavarësisht faktit se në vazhdimësi është trajtuar si çështje humane.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG