Hulumtimi i fundit i Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë, vë në pah se për të gjetur një vend pune në institucionet publike, duhet të kesh lidhje familjare dhe përkrahje të partisë, e cila udhëheq sektorë të caktuar. Me këto rezultate pajtohen edhe përfaqësues të punëtorëve, ata të shoqërisë civile dhe organizatave rinore, sipas të cilëve kualifikimi profesional më së paku nevojitet gjatë shpalljes së konkurseve formale për një vend pune.
Lidhjet familjare, anëtarësia partiake dhe ryshfeti janë faktorët më të rëndësishëm për të siguruar një vend pune në sektorin publik, thuhet në hulumtimin e fundit të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë, (UNDP).
Në një anketë të realizuar me 1500 qytetarë, në pyetjen se çfarë vlen më shumë kur kërkohet punësim në sektorin publik, vetëm 15 për qind prej tyre besojnë se arsimimi është i rëndësishëm kur kërkohet punësimi.
Se këta faktorë janë përcaktues në punësim në sektorin publik, pohojnë edhe përfaqësues të punëtorëve, ata shoqërisë civile, organizatave rinore, ndërsa mohohen nga zyrtarë të Qeverisë.
Ramadan Ilazi, nga Lëvizja “FOL”, thotë se të gjitha qeveritë e deritashme kanë zbatuar, siç thotë ai, kritere të jashtëligjshme.
Kjo, sipas tij, shihet sidomos në nivelin komunal, pasi kur të ndërrohet një parti politike, ndërrohen edhe drejtorët e shkollave, duke emëruar ata të cilët i përshtaten partisë politike që është në pushtet.
“Në aspektin ligjor dhe atë formal, konkurset hapen dhe ka një proces formal të intervistimit. Por, prapa skene unë konsideroj se ka intervenime dhe nëse ju jeni një person, që ka dikë të afërt që punon në institucionin ku kërkoni punë, atëherë gjithsesi kjo do të jetë një faktor determinues, përcaktues nëse ju do ta merrni atë punë apo jo”, thotë Ilazi.
Edhe Ndue Kalaj, kryetar i Sindikatës së Administratës Publike të Kosovës, thotë se në Ligjin për shërbimin civil, janë të përcaktuara kriteret për punësim, por për fat të keq, thotë ai, këto kritere nuk po zbatohen në praktikë.
Kalaj, madje, thekson se në administratën publike, përveç dukurisë së familjarizimit, në masë të madhe është shprehur edhe punësimi në baza rajonale.
“Aty është fjala vetëm për besnikërinë partiake. Ju mund të shihni se njerëzit në struktura të avancuara, i ke të një rajoni të caktuar dhe vetëm ata kanë mundur të jenë aty. Do të thotë nuk ka pasur një përmbushje të kritereve që duhet t’i ketë shërbimi civil i Kosovës”, thekson Kalaj.
Që nga përfundimi i luftës së fundit në Kosovë, shumë pak vlerësohen kriteret e përcaktuara për punësim në sektorin publik, thotë edhe Avdi Morina, nga Iniciativa Studentore e Rinisë. Sipas tij, ekzistojnë raste të shumta të punësimit në bazë të lidhjeve familjare dhe përkrahjes së ndonjë partie politike, e cila udhëheq sektorë të caktuar në institucionet publike.
“Akoma në Kosovë nuk ka një mentalitet që kjo gjë të ndryshohet. Shpresojmë se në të ardhmen këto gjëra të ndryshohen në të mirë të njerëzve, të të gjithë atyre, të cilët dëshirojnë të kenë një vend pune, që e meritojnë, ku ata e kanë cilësinë dhe kualifikimin e caktuar”, shprehet Morina.
Por, ndryshe thonë zyrtarë të Qeverisë. Muhamet Latifi, drejtor i Departamentit të Administrimit të Shërbimit Civil në Ministrinë e Administratës Publike, thotë se për rekrutimin e nëpunësve civilë kjo ministri zbaton legjislacionin në fuqi, konkretisht Ligjin për Shërbimin Civil. Ky ligj përcakton kriteret dhe procedurat e punësimit.
“Në lidhje me studimin e UNDP-së, ne si Departament i Administrimit të Shërbimit Civil, nuk kemi marrë asnjë ankesë deri më tani për punësim mbi baza lidhjeje familjare, anëtarësimi partiak apo ryshfeti”, thotë Latifi.
Në këtë ligj thuhet se nëpunësit civilë punësohen në bazë të meritës, pasi t’i jenë nënshtruar procedurës përzgjedhëse, e përcaktuar në bazë të ligjit dhe akteve përkatëse nënligjore.
Por, vetëm 5 për qind e të intervistuarve në raportin e fundit të UNDP-së besojnë se Qeveria e Kosovës, apo sektori publik zbaton procedurat ligjore gjatë punësimit të punëtorëve të rinj.

Në aspektin ligjor dhe atë formal, konkurset hapen dhe ka një proces formal të intervistimit.

...nuk kemi marrë asnjë ankesë deri më tani për punësim mbi baza lidhjeje familjare, anëtarësimi partiak apo ryshfeti.