Sipas këtyre marrëveshjeve që po quhen konkluzione, Kosova e pranon Serbinë brenda strukturës së saj shtetërore në Kosovë dhe Serbia e pranon pavarësinë e brendshme të Kosovës, por kurrsesi dhe me asgjë pavarësinë e jashtme të saj. Shihet qartë se këto bisedime i shkojnë në favor pushtetit personal të Qeverisë së Kosovës, zotit Thaçi, dhe normalisht shtetit të Serbisë, por kurrsesi shtetit të Kosovës, tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, publicisti Halil Matoshi.
RADIO EVROPA E LIRË
HALIL MATOSHI
Ç’është e vërteta, Kuvendi është shumë i vonuar në krejt këtë çështje, për arsye se Kuvendi i Kosovës është dashur që të informohet për platformën e bisedimeve, mirëpo po del se Qeveria dhe shefja e delegacionit kosovar, zonja Edita Tahiri, as që kanë pasur fare platformë. Në këtë rast, unë nuk e di se çfarë mund të bëjë Kuvendi kur objektivisht Kosova nuk ka nënshkruar kurrfarë marrëveshje me askënd, sepse, së paku në publik, nuk po paraqiten si marrëveshje, por si konkluzione të ndërmjetësit të Bashkimit Evropian, zotit Kuper.
Në këtë situatë, praktikisht ne vetëm mund të flasim kot. Këto konkluzione mund të them se janë dëshpëruese për stadin e zhvillimit të shtet-ndërtimit, sepse besoj se marrëveshje të tilla Kosova do të mund t’i arrinte qysh në vitet ’90, kur në qarqet e ndryshme serbe - në të vërtetë, kur në Serbi ka qarkulluar opsioni për autonomi substanciale të Kosovës - do të thotë më shumë se autonomi e më pak se pavarësi.
Tash, sipas këtyre konkluzioneve, ne, në raport me Serbinë, kthehemi në pozicionin fillestar të viteve ‘90. Sipas këtyre marrëveshjeve - konkluzione siç po quhen, Kosova e pranon Serbinë brenda strukturës së saj shtetërore në Kosovë. Serbia e pranon pavarësinë e brendshme të Kosovës, por kurrsesi dhe me asgjë pavarësinë e jashtme të saj, e cila është e njohur tashmë nga 76 kombet e botës.
HALIL MATOSHI
Natyrisht se Kosova as që është në korridoret e Bashkimit Evropian, ndërsa Serbia është shumë afër për të marrë statusin e vendit kandidat për në BE.
Këto bisedime, objektivisht, e kanë ngritur imazhin e saj kinse pro-evropian dhe pro-bashkëngjitjes së bllokut të vendeve evropiane, ndërkaq Kosova absolutisht nuk fiton asgjë në kontekstin e shtet-ndërtimit, përpos që fiton falënderime nga qarqe të ndryshme të politikë-bërjes evropiane dhe amerikane për mbajtjen e pushtetit. Mirëpo, në esencë substancialisht është dëmtuar shtet-ndërtimi, pavarësia, e mbi të gjitha sovraniteti i vendit tonë.
Sa i përket, për shembull, dokumentacionit të gjendjes civile në Kosovë: ky dokumentacion ligjshëm i përket Kosovës, e jo vetëm sipas strukturës aktuale shtetërore, por edhe sipas strukturës dhe ligjit të 1974-s, kur Kosova ka qenë pronare e ligjshme dhe e vetmja pronare e dokumentacionit të ligjshëm të gjendjes civile. Kështu do të ndodhë edhe me kadastrën, për të cilën Kosovës i ofrohen vetëm kopjet, ndërkaq origjinalin e mban Serbia si shtet amë i Kosovës. Kjo çështje mendoj se u takon gjykatave ndërkombëtare të drejtësisë, sepse kjo është një pronë e ligjshme dhe nuk do të duhej as të diskutohej.
Sa i përket qarkullimit të lirë: problemi qëndron në atë se qytetarët e Kosovës, kushtimisht po them, vetëm se do të gjobiten në kufi, sepse do të paguajnë taksë ose para për t’i ndërruar tabelat RKS për t’i vënë ato KS, të cilat objektivisht burojnë nga rezoluta 12 44, e madje edhe nga gjashtë-pikëshi i Ban Ki Munit.
Në këtë situatë, kufiri shtetëror i Kosovës nuk është më kufi, por është kufi administrativ, i cili është njohur qysh me Kushtetutën e vitit ’74, nga Serbia. Shihet qartë se këto bisedime i shkojnë në favor pushtetit personal të Qeverisë së Kosovës, zotit Thaçi, dhe normalisht shtetit të Serbisë, por kurrsesi shtetit të Kosovës.
RADIO EVROPA E LIRË
Në këtë situatë, mendoj se Kuvendi i Kosovës do të duhej të mos pranonte asgjë nga këto konkluzione, për të cilat nuk di askush në Kosovë. Prandaj, duket se megjithatë, Kuvendi i Kosovës do t’ia rikthejë vetes fuqinë dhe imazhin, për të cilin ekziston dhe mendoj se bisedimet po hyjnë në një krizë të thellë, në mos edhe të ndërpriten fare.
HALIL MATOSHI
Mendoj se përderisa Qeveria e Kosovës nuk ndërton një platformë me konsensus me partitë politike dhe Kuvendin e Kosovës, se për çfarë mund dhe për çfarë nuk mund të bisedohet me Serbinë si shtet fqinj, objektivisht edhe mund të ndërpriten.
RADIO EVROPA E LIRË
Zoti Matoshi, pritet që në javën e ardhshme të mbahet një seancë e jashtëzakonshme, meqë deputetët mblodhën nënshkrimet e nevojshme për këtë seancë. Çfarë mendoni se mund të kontribuojnë deputetët në këtë drejtim, meqenëse marrëveshjet nuk do të ratifikohen nga Kuvendi?
HALIL MATOSHIÇ’është e vërteta, Kuvendi është shumë i vonuar në krejt këtë çështje, për arsye se Kuvendi i Kosovës është dashur që të informohet për platformën e bisedimeve, mirëpo po del se Qeveria dhe shefja e delegacionit kosovar, zonja Edita Tahiri, as që kanë pasur fare platformë. Në këtë rast, unë nuk e di se çfarë mund të bëjë Kuvendi kur objektivisht Kosova nuk ka nënshkruar kurrfarë marrëveshje me askënd, sepse, së paku në publik, nuk po paraqiten si marrëveshje, por si konkluzione të ndërmjetësit të Bashkimit Evropian, zotit Kuper.
Në këtë situatë, praktikisht ne vetëm mund të flasim kot. Këto konkluzione mund të them se janë dëshpëruese për stadin e zhvillimit të shtet-ndërtimit, sepse besoj se marrëveshje të tilla Kosova do të mund t’i arrinte qysh në vitet ’90, kur në qarqet e ndryshme serbe - në të vërtetë, kur në Serbi ka qarkulluar opsioni për autonomi substanciale të Kosovës - do të thotë më shumë se autonomi e më pak se pavarësi.
Tash, sipas këtyre konkluzioneve, ne, në raport me Serbinë, kthehemi në pozicionin fillestar të viteve ‘90. Sipas këtyre marrëveshjeve - konkluzione siç po quhen, Kosova e pranon Serbinë brenda strukturës së saj shtetërore në Kosovë. Serbia e pranon pavarësinë e brendshme të Kosovës, por kurrsesi dhe me asgjë pavarësinë e jashtme të saj, e cila është e njohur tashmë nga 76 kombet e botës.
RADIO EVROPA E LIRË
Cila palë, në këtë rast, mendoni se ka bërë një hap drejt Bashkimit Evropian?
HALIL MATOSHINatyrisht se Kosova as që është në korridoret e Bashkimit Evropian, ndërsa Serbia është shumë afër për të marrë statusin e vendit kandidat për në BE.
Këto bisedime, objektivisht, e kanë ngritur imazhin e saj kinse pro-evropian dhe pro-bashkëngjitjes së bllokut të vendeve evropiane, ndërkaq Kosova absolutisht nuk fiton asgjë në kontekstin e shtet-ndërtimit, përpos që fiton falënderime nga qarqe të ndryshme të politikë-bërjes evropiane dhe amerikane për mbajtjen e pushtetit. Mirëpo, në esencë substancialisht është dëmtuar shtet-ndërtimi, pavarësia, e mbi të gjitha sovraniteti i vendit tonë.
RADIO EVROPA E LIRË
Megjithatë, zyrtarët evropianë, por edhe ata amerikanë, i kanë theksuar të rëndësishme këto, siç i quajnë ata, marrëveshje, duke thënë se duhet të nisë menjëherë zbatimi i tyre. Zbatimi është paralajmëruar të nisë nga një tetori. A mendoni se mund të jenë pozitive për Kosovën e qytetarët e saj këto konkluzione apo marrëveshje?
HALIL MATOSHI
Unë mendoj se konkluzionet në esencë janë të pazbatueshme për arsyen e thjeshtë se mund të ndërrojnë konjunkturat politike edhe në Beograd, e edhe në Prishtinë. Atëherë, kush është garantues për zbatimin e tyre?Sa i përket, për shembull, dokumentacionit të gjendjes civile në Kosovë: ky dokumentacion ligjshëm i përket Kosovës, e jo vetëm sipas strukturës aktuale shtetërore, por edhe sipas strukturës dhe ligjit të 1974-s, kur Kosova ka qenë pronare e ligjshme dhe e vetmja pronare e dokumentacionit të ligjshëm të gjendjes civile. Kështu do të ndodhë edhe me kadastrën, për të cilën Kosovës i ofrohen vetëm kopjet, ndërkaq origjinalin e mban Serbia si shtet amë i Kosovës. Kjo çështje mendoj se u takon gjykatave ndërkombëtare të drejtësisë, sepse kjo është një pronë e ligjshme dhe nuk do të duhej as të diskutohej.
Sa i përket qarkullimit të lirë: problemi qëndron në atë se qytetarët e Kosovës, kushtimisht po them, vetëm se do të gjobiten në kufi, sepse do të paguajnë taksë ose para për t’i ndërruar tabelat RKS për t’i vënë ato KS, të cilat objektivisht burojnë nga rezoluta 12 44, e madje edhe nga gjashtë-pikëshi i Ban Ki Munit.
Në këtë situatë, kufiri shtetëror i Kosovës nuk është më kufi, por është kufi administrativ, i cili është njohur qysh me Kushtetutën e vitit ’74, nga Serbia. Shihet qartë se këto bisedime i shkojnë në favor pushtetit personal të Qeverisë së Kosovës, zotit Thaçi, dhe normalisht shtetit të Serbisë, por kurrsesi shtetit të Kosovës.
RADIO EVROPA E LIRË
Zoti Matoshi, bisedimet do të vazhdojnë, megjithatë. A mendoni se, sipas vlerësimit tuaj për ecurinë e deritashme të tyre, ato do të duhej të ndërpriteshin?
HALIL MATOSHI
Praktikisht, doli se konkluzionet janë të marsit të këtij viti, ndërsa bëhen publike para të zgjedhurve të popullit tek në korrik. Ne ende nuk e dimë, as Kuvendi i Kosovës, e as vetë presidentja e Kosovës nuk e di se çfarë marrëveshjesh apo konkluzionesh të tjera përmban pakoja e këtyre bisedimeve.Në këtë situatë, mendoj se Kuvendi i Kosovës do të duhej të mos pranonte asgjë nga këto konkluzione, për të cilat nuk di askush në Kosovë. Prandaj, duket se megjithatë, Kuvendi i Kosovës do t’ia rikthejë vetes fuqinë dhe imazhin, për të cilin ekziston dhe mendoj se bisedimet po hyjnë në një krizë të thellë, në mos edhe të ndërpriten fare.
RADIO EVROPA E LIRË
Ka gjasa që të ndodhë një gjë e tillë?
HALIL MATOSHIMendoj se përderisa Qeveria e Kosovës nuk ndërton një platformë me konsensus me partitë politike dhe Kuvendin e Kosovës, se për çfarë mund dhe për çfarë nuk mund të bisedohet me Serbinë si shtet fqinj, objektivisht edhe mund të ndërpriten.