Ndërlidhjet

Pacolli ftohet në Sudanin Jugor, gjatë shpalljes së pavarësisë


Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Behgjet Pacolli është ftuar që të marrë pjesë në ceremoninë zyrtare të shpalljes së pavarësisë së Sudanit Jugor me 9 korrik 2011, bën të ditur Zyra për Informim e zëvendëskryeminsitrit Pacolli.

Pas referendumit të suksesshëm për pavarësi, Sudani jugor do të zyrtarizojë krijimin e shtetit.

Në njfotimin për media të zyrës së Pacollit, thuhet se në kuadër të angazhimeve lobuese për shtimin e numrit të njohjeve për shtetin e pavarur të Kosovës, zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë ka takuar mbrëmë dhe sot në Paris, udhëheqësit më të lartë shtetëror të Beninit dhe Togos.

"Takimet më përfaqësuesit e Beninit dhe Togos, ishin vazhdimësi e takimeve që zëvendëskryeministri i Kosovës, z.Pacolli kishte realizuar gjatë vizitave në Afrikë muajin e kaluar. Pacollit i është konfirmuar se njohjet e reja për Republikën e Kosovës, nga disa shtete afrikane, janë çështje ditësh", thuhet në njoftim.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG