Ndërlidhjet

Kaos në drejtësi


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese
Ndërtimi i rendit dhe ligjit është barrë e institucioneve kosovare, tha të martën zëvendëskryeministri i Kosovës Hajredin Kuçi, pas konferencës me temën “Qasja në drejtësi”, të organizuar nga Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave.

Në konferencë u diskutua mbi arritjet dhe ngecjet e institucioneve kosovare në drejtësi, por u hodhën një varg kritikash edhe në adresë të misionit evropian për sundimin e ligjit në Kosovë.

Mungesa e një gjyqësori të pavarur, numri i madh i lëndëve të grumbulluara në gjykata, procedurat e tejzgjatura gjyqësore dhe mungesa e rezultateve në luftën kundër krimit të organizuar e korrupsionit, u përmendën si probleme kryesore, me të cilat ballafaqohet Kosova.

Këto sfida, sipas zëvendëskryeministrit Kuçi, do të mbesin prioritet i autoriteteve kosovare.
Hajredin Kuçi

Ndërtimi i rendit dhe i ligjit, i zhvillimit ekonomik të shtetit tonë janë barrë dhe preokupim yni. Në këtë drejtim, duhet t’i marrim të gjitha përgjegjësitë në duart tona”, tha Kuçi.

Duke folur për largimin e paralajmëruar nga Kosova të kryeprokurorit të EULEX-it, Johannes Van Vrejsvik, i cili vitin e kaluar u zotua për luftimin e krimit të organizuar dhe zënien e, siç thuhet, zyrtarëve të lartë të përfshirë në korrupsion, Hajredin Kuçi u shpreh se suksesi i një prokurori matet me vënien në vend të drejtësisë.

Ne duhet ta kemi të qartë, edhe sa u përket prokurorëve të veçantë, suksesi i një prokurori nuk matet në ndjekjen penale. Suksesi i një prokurori matet me vënien në vend të drejtësisë”, deklaroi Kuçi.

Puna e deritashme e EULEX-it në Kosovë nuk ka dëshmuar asnjë rezultat që nga instalimi i misionit në vend, vlerësoi shefi i Departamentit të Shkencave Politike në Universitetin e Prishtinës, Bekim Baliqi.

EULEX-i, tash e tre vjet, është duke vendnumëruar. Nuk e di se çfarë është duke bërë më shumë - nuk e di”, vlerësoi Baliqi.

Përveç monitorimit, mentorimit dhe këshillimit, EULEX-i gëzon dhe disa fuqi ekzekutive, të cilat u mundësojnë misionarëve evropianë të merren me raste të korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Veprimet e misionit në këtë drejtim i kritikoi drejtori ekzekutiv i KIPRED-it, Krenar Gashi. Ai tha se vështirësi tjetër në zgjidhjen e këtyre rasteve kanë procedurat e tejzgjatura administrative dhe hetuese.
Krenar Gashi

Procedurat, të cilat prokurorët është dashur t'i kalojnë për të hetuar dhe dëshmuar secilën pjesë të pasurisë së këtij personi - fajtorë për krim të organizuar ose korrupsion, mbeten shumë të rënda dhe shumë të mundimshme”, theksoi Gashi.

Perceptimet mbi ekzistimin e korrupsionit edhe në mekanizmat e drejtësisë, si dhe numri i madh i lëndëve të grumbulluara në gjykata, sipas ambasadorit britanik në Kosovë, Ian Cliff, vazhdojnë të cilësohen shqetësuese në pjesën më të madhe të raporteve të institucioneve dhe organizatave të ndryshme ndërkombëtare.

Cliff theksoi rëndësinë për bashkëpunimin e të gjithë faktorëve relevantë në vend me qëllim të përmirësimit të sundimin e ligjit.

Është një çështje që i takon Qeverisë së Kosovës, por jo vetëm Qeverisë së Kosovës. Sugjeroj që me këtë të merren edhe akademikët kosovarë, shoqëria civile dhe mediat”, u shpreh Cliff.
XS
SM
MD
LG