Kamatat e kredive në bankat komerciale sillen prej 9 deri në 25 për qind, thonë udhëheqës të Institutit për Studime të Avancuara “GAP”. Këto norma pengojnë zhvillimin e bizneseve kosovare, prandaj kërkojnë nga ekzekutivi i vendit, që të gjejnë forma për uljen e këtyre normave.
Normat e interesit për kredi në bankat komerciale vazhdojnë të mbesin të larta, madje sipas njohës të çështjeve ekonomike, janë më të lartat në rajon.
Instituti për Studime të Avancuara “GAP”, qe tre vjet me radhë bën publikime rreth sistemit bankar, në të cilin monitoron edhe lëvizjen e normave të interesit.
Rudina Heroi, nga ky institut, tregon se në bazë të analizave, kamatat e kredive në bankat komerciale sillen prej 9 deri në 25 për qind, varësisht nga banka dhe lloji i kredisë.
Ajo, madje, thotë se kamatat më të larta janë për kredi biznesi dhe bujqësi, ndërsa ato më të ulëtat janë për kredi personale.
“Duhet theksuar se kreditë për biznese, përbëjnë 75 për qind të kredive të shumës së kredive të lëshuara. Do të thotë se janë kreditë më të lëshuara, e njëherësh kanë edhe normat më të larta. Gjithashtu, normat e interesit për agro- kredi arrijnë deri në 25 për qind”, thotë Heroi.
Kamatat e kredive i përcaktojnë bankat në bazë të politikave të tyre, ndërsa Banka Qendrore e Republikës së Kosovës nuk ka kompetenca që të ndërhyjë në politikat e bankave që operojnë në Kosovë.
Por, Rudina Heroi konsideron se ekzekutivi i vendit, në bashkëpunim me institucionet kompetente, ka mundësi që të ndikojë në uljen e normave të interesit.
“Qeveria mund të ndikojë në përmirësimin e ambientit dhe uljen e normave të interesit. Ne, si institut, kemi thënë se për t’u ulur normat e interesit, nevojitet një bashkëpunim përmes Shoqatës së Bankave, Qeverisë dhe BQK-së. Këto të tria duhet të ulen dhe të shikojnë se çka realisht ndikon në këto norma dhe ku mund të intervenohet”, thekson Heroi.
Por, udhëheqës të Shoqatës së Bankave në Kosovë, thonë se mesatarja e normës së interesit për kredi në bankat komerciale është rreth 14 për qind.
Drejtoresha ekzekutive e kësaj shoqate, Drita Hoxha, thotë se kamatat janë konform rrethanave aktuale, në të cilat bankat operojnë, pasi sipas saj, ende ekziston perceptimi se Kosova është vend me rrezik të lartë.
Megjithatë, edhe Hoxha beson se Qeveria ka mundësi të gjejë ndonjë zgjidhje në këtë drejtim. Lidhur me këtë, ajo shpjegon më shumë:
“Qeveria mund të ndërmarrë masa për përmirësimin e ambientit biznesor, rritjen e efikasitetit të gjykatave, të bëjë përpjekje që Kosovës t’i caktohet një rangim kreditor, i cili do të duhej të ishte i krahasueshëm me vendet e rajonit, të marrë masa në reduktimin e ekonomisë joformale. Gjithashtu, duhet të punohet në dokumentim më të mirë të deklaratave financiare të bizneseve. Të gjitha këto do të kenë ndikim në uljen e normave të interesit”.
Si alternativë për t’i ndihmuar kredimarrësit, instituti “GAP” i ka rekomanduar Qeverisë që të subvencionojë një përqindje të kamatave të kredive për një pjesë të bizneseve.
“Për shembull, një biznes dëshiron të marrë kredi, por nuk mund ta realizojë për shkak se normat e kredisë janë shumë të larta, atëherë Qeveria, për ta ndihmuar këtë biznes, mund të subvencionojë një pjesë të normave të interesit. Normalisht se Qeveria ka interes, sepse atëherë do të rritet punësimi në Kosovë”, shprehet Heroi.
Ndryshe, përfaqësues të komunitetit të biznesit dhe ekspertë për çështje ekonomike vazhdimisht kanë thënë se normat e larta të interesit po ngufatin biznesin kosovar.