Në mbledhjen e grupit kuvendor demokrat, kryetari i Qeverisë së Shqipërisë, Sali Berisha, ritheksoi edhe një herë se ishte vendim tërësisht i ligjshëm ai i numërimit të votave të hedhura në kutitë e gabuara – vendim, i cili, sipas tij, mbështet filozofinë e lirisë. Andaj, për kryeministrin, Kolegji Zgjedhor nuk kishte si të shprehej ndryshe.
“Vendimi u gjet legjitim dhe nuk mund të ishte tjetër. Jo përse e them unë këtë, por nuk ka asgjë më legjitime se në kohën e duhur të numërosh votat e qytetarëve tuaj. Ka një filozofi të lirisë. Filozofia e lirisë dikton numërimin e çdo vote”, tha Berisha.
Pasi parashtroi arsyetimin ligjor, kryeministri tha se po pret me padurim certifikimin e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve lokale, për të nisur një erë të re bashkëpunimi me të gjithë drejtuesit vendorë.
“Pres me shumë padurim që së bashku me qeveritarët e zgjedhur vendorë t’i shndërrojmë këto vite në vite të bashkëpunimit më të frytshëm”, tha Berisha.
Beteja për Tiranën në Kolegj mes Partisë Demokratike dhe asaj Socialiste nuk është mbyllur. Pritet që Partia Socialiste të ankimojë rezultatin e shpallur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, duke u kapur pikërisht në argumentin për të shpallur të pavlefshme fletët e hedhura në kutitë e gabuara.
Të premten që shkoi, Kolegji Zgjedhor e rrëzoi ankimimin e socialistëve që kërkonte të shpallte të pavlefshëm aktin, mbi të cilin KQZ-ja zyrtarizoi vendimmarrjen për numërimin e votave të hedhura në kutitë e gabuara.
Me gjithë entuziazmin e demokratëve për vendimin e Kolegjit, socialistët thanë se nuk është zbehur aspak besimi i tyre për fitoren në Tiranë. Por, verdiktin pritet ta japë Kolegji Zgjedhor në përballjen e fundit ligjore për Tiranën.