Komisioni Kundër Korrupsion ua ka tërhequr vërejtjen institucioneve shtetërore në Maqedoni që t’i shtyjnë procedurat e papërfunduara për punësimet e reja derisa të ketë përfunduar tërësisht procesi zgjedhor.
"Shpallja e qindra punësimeve të reja, si dhe realizimi i procesit për emërimin e administratorëve në vende të reja të punës gjatë procesit zgjedhor, është në kundërshtim me rregullativën ligjore, ku qartë është definuar se konkurset gjatë zgjedhjeve duhet të pushojnë. Ndërsa, për ato raste ku hapja e vendeve të reja të punës është shpallur para 15 prillit, procedurat e vendimmarrjes duhet të ngrihen për momentin, për të vazhduar pas konstituimit të Qeverisë së re”, sqaron Vojisllav Zafirovski, kryetar i Komisionit Antikorrupsion në Maqedoni.
Por, këtyre akuzave, autoritetet qeveritare shkurt u janë përgjigjur se bëhet fjalë për procedura, të cilat kanë filluar disa muaj para shpalljes së zgjedhjeve, por që për shkak të specifikave të vendeve të punës, procesi i punësimit realizohet në disa faza.
Nga ana tjetër, analisti Alajdin Demiri thotë se partitë politike, pa përjashtim, në këto zgjedhje e anashkalojnë mirëqenien sociale ose e prekin këtë çështje tërthorazi, ngase realisht ata nuk kanë ofertë si të dilet nga kriza.
“Në këtë fushatë zgjedhore, në aspektin ekonomik, asnjëra parti politike nuk ka ofertë ose platformë konkrete si mund të dilet nga kjo gjendje e rëndë ekonomike. Në aspektin e punësimit ose eliminimit të varfërisë nuk shohim asnjë platformë politike, e cila mund të jetë joshëse për elektoratin, se si mund të dilet në fund të këtij kolapsi. Pra, temat e vërteta - ato që prekin qytetarët, ende s’janë prekur”, vlerëson analisti Demiri.
Ai nënvizon se kundrejt një realiteti ku 30 për qind e popullatës është e papunë, lehtë mund të manipulohet në zgjedhje kjo kategori e ndjeshme sa i përket aspektit social.
Nga ana tjetër, Sllagjana Taseva nga organizata “Transparence Zero Korrupsion” thekson se është e patolerueshme që një pjesë e kandidatëve për deputet, aktualisht bartës të funksioneve, si në pushtetin qendror, ashtu dhe atë lokal, keqpërdorin mjetet e buxhetit duke mos bërë ndarje konkrete sa u përket aktiviteteve në fushatë zgjedhore dhe ushtrimit të funksioneve.
“Ndonëse në botën demokratike nuk i bie ndërmend ndonjë zyrtari të lartë të shkojë në fushatë me veturë zyrtare ose gjatë fushatës të promovojë inaugurimin e objekteve, si investime kapitale, siç i quajnë politikanët maqedonas, nëse këtë s’e precizon qartë ligji, atëherë më duhet të them me ironi se gjatë dy dekadave të pluralizmit politikë-bërësit nuk arritën të mësojnë leksionin e etikës politike dhe as të moralit”, thekson Taseva.
Ndryshe, gjatë realizimit të procesit zgjedhor, ligji sanksionon hapjen e vendeve të reja të punës, ndalohen investimet kapitale, por ekspertët thonë se ligjet nuk zbatohen për shkak të dënimeve të ulëta për shkelësit e ligjeve.