Ndërlidhjet

Del Ponte e gatshme të udhëheqë hetimet për trafikim organesh


Karla del Ponte thotë se ajo është e gatshme që të marrë përsipër hetimin e pavarur rreth dyshimeve për trafikim organesh në Kosovë.

Ish kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës për krimet e luftës në ish Jugosllavi i ka thënë gazetës serbe, Blic, se hetimet për këtë çështje duhet t’i udhëheqë një ekip i veçantë nën ombrellën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Del Ponte thotë se nuk e ka ditur që Tribuanli i Hagës ka shkatërruar 400 dëshmi që kanë të bëjnë me këtë çështje, dëshmi këto të mbledhura në vitin 2004.

“Për shkatërrimin e dëshmive jam informuar nga mediat dhe sinçerisht të them, jam befasuar”, ka thënë Del Ponte.

“Publikisht e shpreh gatishmërinë time që të udhëheqë këto hetime sepse i kam të ditura faktet që kanë të bëjnë me rastin, për arsye se i njoh njerëzit që janë të përfshirë në të dhe sepse kam përvojë të madhe. Të gjitha këto nuk kanë fare të bëjnë me pozitën time si ambasador”, thotë Del Ponte, e cila jo pak kohë më parë është tërhequr nga pozita e ambasadorit të Zvicrës në Argjentinë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG