Ndërlidhjet

Epërsi e vogël e Ramës ndaj Bashës, numërimi vazhdon


Lulzim Basha dhe Edi Rama
Lulzim Basha dhe Edi Rama
Sipas të dhënave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Edi Rama vazhdon të jetë në avantazh të ngushtë krahasuar me Lulzim Bashën, kandidatin e PD-së për bashkinë e Tiranës.

Kandidati i PS-së, Edi Rama po avancon me 50.2 për qind të votave, ndaj Lulzim Bashës, kandidat i PD-së, që ka 49.8 për qind të votave. Deri tani janë numëruar 387 kuti prej gjithsej 485 sosh.

Procesi i numërimit po shoqërohet me tensione në disa Komisione Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve, e në disa të tjera ky proces është bllokuar, siç është ai në njësinë numër 6 në Tiranë.

Gara në Shkodër, Elbasan e Durrës ende vazhdon. Tani epërsi të ndjeshme në bashkinë e Shkodrës ka kandidati i PD-së, Lorenc Luka.

Ndërkohë, në bashkinë e Elbasanit ku garon Qazim Sejdini, ka një epërsi të ndjeshme ndaj kandidatit të mazhorancës, njëkohësisht përfaqësuesi i Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Po kështu edhe në Durrës ka një garë mjaft të fortë mes kandidatit të mazhorancës dhe atij të opozitës, por kryebashkiaku aktual, i cili rikandidon për një mandat të dytë në Durrës dhe që është përfaqësues i opozitës, ka një epërsi të ndjeshme ndaj kandidatit të mazhorancës.

Megjithatë, vihet re një zvarritje në total te Komisionet Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve që kanë mbetur ende pa përfunduar procesin e numërimit, jo vetëm në Tiranë, por në mbarë vendin.

Madje, në disa Komisione Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve procesi i numërimit është bllokuar.

Procesi i numërimit është mbyllur në tri njësi bashkiake – në njësinë numër 1, numër 4 dhe numër 10.

Mbeten ende edhe 8 të tjera për të përfunduar komplet procesi i numërimit të votave në Tiranë.

Nga ecuria e deritashme, dita e sotme nuk pritet të sjellë ndonjë rezultat përfundimtar për Tiranën, e as për procesin në mbarë vendin.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG