Në raportin e fundit zyrtar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, flitet për një pjesëmarrje rreth 35 për qind të zgjedhësve shqiptarë në zgjedhjet lokalet 8 majit në Shqipëri.
Zyrtarisht procesi i votimit është mbyllur në orën 19, po megjithatë edhe pas orës 19 ka pasur ende zgjedhës, të cilët prisnin për të votuar para qendrave të votimit.
KQZ-ja i ka lënë komisionet e qendrave të votimit që të vazhdojë procesi i votimit edhe për ata zgjedhës që kanë qenë duke pritur në radhë për të votuar.
Pritet që në orët e para të mëngjesit të së hënës të kemi një përqindje zyrtare të KQZ-së lidhur me pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale të 8 majit.
Në një vendim të Komisionit Qendror Zgjedhor për Tiranën, fletët e votimit që do të numërohen të parat do të jenë ato për kryetarin e bashkisë së kryeqytetit. Duke filluar nga e hëna, ne mund të kemi edhe ndonjë rezultat paraprak, megjithëse këtu në Tiranë do të ketë edhe exit poll-e, të cilat do të jepen nga televizionet kombëtare që gjithsesi janë vetëm një perceptim i publikut lidhur me atë se çfarë do të ndodhë në Tiranë, se kush do të jetë fitues i bashkisë më të rëndësishme në vend.
Normalisht, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të duhej që të shpallte një rezultat paraprak të hënën, por duke pasur parasysh sistemin e ri zgjedhor që ka futur një proces numërimi më të gjatë në mënyrën se si shkon, ky proces ndoshta edhe mund të zgjasë, siç ka ndodhur në zgjedhjet e vitit 2009.
Gjithsesi, zyrtarisht KQZ-ja do të japë të hënën një rezultat paraprak lidhur me zgjedhjet e 8 majit.
Nga ana tjetër duhet thënë se procesi në tërësinë e tij ka qenë mjaft i qetë me incidente të vogla, të cilat nuk ndikojnë në asnjë mënyrë në rezultatin e këtyre zgjedhjeve. Mbetet për t’u parë se si do të shkojë procesi pas votimit, e që është ai i numërimit të votave.