Emërimi i një përfaqësuesi të përkohshëm të Bashkimit Evropian për Kosovën, në Prishtinë shihet si rrjedhojë e dilemave dhe hezitimeve që ka në Bruksel për Kosovën. Zyrtarë të Qeverisë në Prishtinë ftojnë BE-në që të rrisë shkallën e përfaqësimit në Kosovë, duke kërkuar që perspektiva evropiane të jetë bazë e politikës së BE-së në raport me Kosovën dhe jo politikat e shteteve të caktuara anëtare.
Bashkimi Evropian do të duhej të fuqizonte rolin e vet në Kosovë, thonë zyrtarë të Qeverisë. Sipas tyre, Kosova ka nevojë për një qartësi të pozicionit të BE-së në raport me shtetin e Kosovës.
Caktimi i një përfaqësuesi të përkohshëm për Kosovën nga ana e BE-së, në Prishtinë shihet si një zgjidhje konsensusi që ishte e domosdoshme për momentin.
E, për të ardhmen, zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi thotë se BE-ja do të duhej që të rriste shkallën e përfaqësimit dhe në vend të një zyre ndërlidhëse që ka sot në Kosovë, të vendosë një mision siç ka bërë edhe në vendet tjera.
“Mendoj që BE-ja duhet ta mendojë shkallën e përfaqësimit më të lartë sesa që e ka pasur deri më tani. Nëse e ka pasur një zyre ndërlidhëse, them se tash duhet të mendojë që ta bëjë një mision çfarë e ka edhe në vendet e tjera. Këtu, me siguri, që ka dilema në mbështetje të anëtarëve të BE-së, por ajo që mund të themi është se BE-ja nuk ka dilema për perspektivën evropiane të Kosovës dhe mbi këtë bazë duhet ta shohë misionin e saj në Kosovë dhe jo mbi bazën e politikave të jashtme të shteteve veç e veç që janë anëtare të BE-së”, thotë Kuçi.
Zëvendëskryeministri Kuçi thotë se Brukseli ka nevojë që t’i heqë dilemat që i ka në raport me Kosovën në mënyrë që t’i mundësojë shtetit më të ri të ecë përpara në proceset integruese dhe kontraktuese me BE-në dhe vendet anëtare.
“Ajo që mund të them është që BE-ja ka nevojë që pengesat politike t’i heqë në raport me Kosovën, ndërsa pengesat apo kushtet tjera Kosova duhet t’i plotësojë përballë BE-së”, thekson Kuçi.
Ndërkohë, analisti Driton Lajçi thotë se BE-ja duhet të ketë një qëndrim të rrumbullakuar në raport me Kosovën dhe pavarësinë e saj, përfshirë edhe vendet që nuk e kanë njohur atë si shtet. Zgjidhjet e përkohshme për Kosovën, përfshirë edhe caktimin e një përfaqësuesi të përkohshëm, sipas Lajçit, janë produkt i hezitimeve dhe dilemave brenda BE-së.
“BE-ja duhet të jetë më pragmatike, më praktike dhe t’i heqë pengesat politike, të cilat ndikojnë në stagnimin e zhvillimit të Kosovës dhe ecjes së saj drejt integrimit në BE. Mendoj se kjo zgjedhje e përkohshme duhet të përfundojë sa më shpejt dhe BE-ja të orientohet drejt një zgjidhjeje të përhershme në raport me Kosovën”, vlerëson Lajçi.
Sidoqoftë, analisti Driton Lajçi mendon se tash për tash është mirë që në BE, megjithatë ruhet një konsensus për Kosovën, pasi që hedhja eventuale e vendimeve në votim, sipas tij, do të mund të prodhonte edhe rezultate jo të favorshme për Kosovën.
“Çështja e Kosovës në raport me BE-në është më tepër çështje e konsensusit sesa e vendimeve. Por, mendoj se është më mirë të ketë konsensus mes vendeve të BE-së, sesa të shkohet në vendime me votime tjera, nga të cilat mund të dalin rezultate të papritura dhe të mos jenë në dobi të askujt”, shprehet Lajçi.
Bashkimi Evropian është një ndër investitorët më të mëdhenj në Kosovë dhe se që nga mbarimi i luftës ka ruajtur në forma të ndryshme një përfaqësim të përhershëm. Por, nga shpallja e pavarësisë, BE-ja nuk ka një pozicion të qartë në raport me shtetin e Kosovës për shkak të mosnjohjes së pavarësisë nga pesë vende anëtare.
Lexoni edhe këtë:
Vakuumi evropian në Kosovë

BE-ja duhet të jetë më pragmatike, më praktike dhe t’i heqë pengesat politike, të cilat ndikojnë në stagnimin e zhvillimit të Kosovës dhe ecjes së saj drejt integrimit në BE.