Jo të gjitha mallrat, të cilat futen në vendkalimet kufitare, përkatësisht në Pikën 1 dhe 31, kalojnë për zhdoganim në terminalin doganor që gjendet në jug të Mitrovicës, bëjnë të ditur përfaqësues të Doganave të Kosovës. Sipas tyre, këto mallra, që konsiderohen të kontrabanduara, mbesin në pjesën veriore të Kosovës. Ndërkaq, ekspertët e ekonomisë thonë se kjo dukuri po i shkakton dëme të mëdha ekonomisë kosovare.
Pikat kufitare 1 dhe 31 në veri të Kosovës shërbejnë si pika hyrjeje të mallrave në Kosovë, derisa zhdoganimi i tyre bëhet në terminalin doganor në Mitrovicë.
Zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavilevci, thotë se problem kryesor mbeten mallrat, të cilat hyjnë në Kosovë, por që nuk i nënshtrohen kontrollit doganor.
“Përgjithësisht, problemi kryesor, të cilin e kemi, është që një pjesë e mallrave që futen në ato dy pika, nuk vijnë në terminalin doganor. Për këtë arsye, ato mbesin në pjesën veriore të Kosovës, mbesin në Zubin Potok, në Leposaviq apo në ndonjë vend tjetër në veri".
"Si të tilla, ato janë mallra të kontrabanduara, që nuk i janë nënshtruar një kontrolli doganore. Ky është problem. Ndërsa, për mallrat që janë destinuar për pjesën tjetër të territorit të Kosovës, problemi është i zgjidhur, pasi që të gjitha zhdoganohen në mënyrë të rregullt”, bën të ditur Stavilevci.
Menjëherë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, në vitin 2008, serbët kishin djegur pikat kufitare në Leposaviq dhe Zubin Potok, të njohura si Pika 1 dhe 31, periudhë kjo kur edhe janë larguar doganierët kosovarë nga kjo pjesë.
Tani atje janë vendosur doganierët e EULEX-it. Zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavilevci, thotë se që nga vendosja e EULEX-it, në këto pika ka pasur rënie të kontrabandës.
“Rënie të kontrabandës është e pamohueshme që ka pasur, për arsye se ne i kemi rritur të hyrat. Krahasuar me ato të vitit 2009 dhe ato të vitit 2010, të hyrat janë rritur për afër 65 milionë euro. Nuk mund të ketë rritje të kontrabandës dhe në të njëjtën kohë të ketë edhe rritje të të hyrave”, sqaron Stavilevci.
Ndërkaq, ekspertët e ekonomisë thonë se moszhdoganimi i mallrave, të cilat hyjnë nga pikat kufitare 1 dhe 31 në veri të vendit, tregon neglizhencën e institucioneve të Kosovës karshi këtij problemi.
Mallrat, të cilat nuk zhdoganohen, e që konsiderohen të kontrabanduara, sipas ekspertit të ekonomisë, Haki Shatri, po e dëmtojnë rëndë ekonominë kosovare.
“Kjo formë e shmangies dhe ajo pjesë e veriut, Kosovës i kushton shumë, sidomos në planifikimin e të hyrave për buxhetin e Kosovës. Janë disa të dhëna, të cilat flasin se rreth 200 milionë euro në vit janë humbje që i shkaktohen Kosovës për shkak të këtij veprimi të paligjshëm”, thotë Shatri.
Rritjes së nivelit të ekonomisë së paligjshme i ka kontribuuar mosprania e doganierëve kosovarë në pikat kufitare.
Haki Shatri, njëherësh ish-ministër i Ekonomisë dhe Financave, thekson se institucionet e Kosovës duhet të ndërmarrin hapa konkretë për luftimin e kësaj dukurie.
“Duhet të punohet me të gjithë faktorët relevantë, që të vihet kontroll i rreptë, të eliminohet evazioni fiskal në radhë të parë nga njerëzit e Kosovës, pastaj të kontrollohet edhe për pjesën tjetër që hyn nga Serbia”, thekson Shatri.
Veriu i Kosovës është cilësuar shpesh edhe nga vetë autoritetet kosovare si oazë e krimit. Prishtina zyrtare nuk e ka shtrirë ende kontrollin e saj në atë pjesë.
Ndërkohë, çështja e Doganave në veri të Kosovës, do të jetë pjesë e bisedimeve teknike Prishtinë - Beograd.
Lexoni edhe këto:
Huruglica: Vështirësi - moskontrolli i kufirit në veri
Vulat e skaduara të UNMIK-ut, ende valide në veri

Problemi kryesor, të cilin e kemi, është që një pjesë e mallrave që futen në ato dy pika, nuk vijnë në terminalin doganor.
“Përgjithësisht, problemi kryesor, të cilin e kemi, është që një pjesë e mallrave që futen në ato dy pika, nuk vijnë në terminalin doganor. Për këtë arsye, ato mbesin në pjesën veriore të Kosovës, mbesin në Zubin Potok, në Leposaviq apo në ndonjë vend tjetër në veri".
"Si të tilla, ato janë mallra të kontrabanduara, që nuk i janë nënshtruar një kontrolli doganore. Ky është problem. Ndërsa, për mallrat që janë destinuar për pjesën tjetër të territorit të Kosovës, problemi është i zgjidhur, pasi që të gjitha zhdoganohen në mënyrë të rregullt”, bën të ditur Stavilevci.
Menjëherë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, në vitin 2008, serbët kishin djegur pikat kufitare në Leposaviq dhe Zubin Potok, të njohura si Pika 1 dhe 31, periudhë kjo kur edhe janë larguar doganierët kosovarë nga kjo pjesë.
Tani atje janë vendosur doganierët e EULEX-it. Zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavilevci, thotë se që nga vendosja e EULEX-it, në këto pika ka pasur rënie të kontrabandës.
Nuk mund të ketë rritje të kontrabandës dhe në të njëjtën kohë të ketë edhe rritje të të hyrave.
“Rënie të kontrabandës është e pamohueshme që ka pasur, për arsye se ne i kemi rritur të hyrat. Krahasuar me ato të vitit 2009 dhe ato të vitit 2010, të hyrat janë rritur për afër 65 milionë euro. Nuk mund të ketë rritje të kontrabandës dhe në të njëjtën kohë të ketë edhe rritje të të hyrave”, sqaron Stavilevci.
Ndërkaq, ekspertët e ekonomisë thonë se moszhdoganimi i mallrave, të cilat hyjnë nga pikat kufitare 1 dhe 31 në veri të vendit, tregon neglizhencën e institucioneve të Kosovës karshi këtij problemi.
Mallrat, të cilat nuk zhdoganohen, e që konsiderohen të kontrabanduara, sipas ekspertit të ekonomisë, Haki Shatri, po e dëmtojnë rëndë ekonominë kosovare.
...rreth 200 milionë euro në vit janë humbjet që i shkaktohen Kosovës për shkak të këtij veprimi të paligjshëm.