Mosmarrëveshjet midis Kosovës dhe Serbisë, që mbajnë Ballkanin Perëndimor të ndarë dhe të pasigurt, janë më akute në komunat veriore të Kosovës, thuhet në raportin e fundit të Grupit Ndërkombëtar të Krizave, me titullin “Veriu i Kosovës: Sovraniteti i dyfishtë në praktikë”.
Dialogu midis Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, ka filluar më 8 dhe 9 mars dhe duket që në muajt e ardhshëm do të trajtojë bashkëpunimin rajonal, komunikacionin, lirinë e lëvizjes dhe sundimin e ligjit.
Tani për tani, Beogradi, Prishtina dhe Brukseli kanë vendosur se adresimi i qeverisjes së veriut apo statusi i asaj pjese është çështje e vështirë para se të sigurohet bashkëpunimi në përmirësimin e zhvillimit rajonal socio-ekonomik, atë të sigurisë dhe rendit publik, thuhet në raport.
“Për një kohë, veriu do të mbetet nën ndikimin e sovranitetit të dyfishtë, atë të Kosovës dhe atë të Serbisë”, thotë Marko Prelec, drejtor për Ballkanin në Grupin Ndërkombëtar të Krizave.
“Kosova dhe Serbia do të duhet të vendosin se çfarë të bëjnë me këtë rajon. Deri atëherë, komuniteti vendor ka nevojë për zgjidhjen e problemeve në veri”, citohet të ketë thënë zoti Prelec.
Serbët e veriut refuzojnë integrimin në veri, duke besuar se toka e tyre është ende pjesë e Serbisë dhe duke vënë në dyshim mbrojtjen e të drejtave të tyre në Kosovë, thuhet në raport.
Arsimi në gjuhën serbe, sistemi shëndetësor dhe shërbimet administrative u duken më të mira se ato që ka Kosova dhe së bashku me serbët tjerë nëpër enklavat që gjenden në jug të vendit, ata e shohin veriun si qendër të jetës së tyre intelektuale dhe urbane. Për fat të keq, thuhet në raport, as Prishtina, e as komuniteti ndërkombëtar, nuk kanë bërë shumë veprime bindëse për të arritur integrimin.
Vëzhguesit në Prishtinë dhe në qendrat miqësore thonë se përderisa shpenzimet e majme të Serbisë financojnë jetën, qytetarët e veriut nuk kanë shumë arsye për të bërë kompromise. Dhe, megjithatë, Kushtetuta e vetë Kosovës shprehimisht lejon Beogradin të financojë shërbimet lokale për serbët, me kusht që të jenë të koordinuara me Prishtinën, gjë që deri më tash nuk ka ndodhur.
Sundimi i ligjit është i brishtë në veriun e Kosovës. Policila atje është e vetmja shenjë e pranisë së Prishtinës, por edhe pjesëtarët e saj kanë reputacion të dobët dhe nuk gëzojnë shumë besimin e vendorëve. Policia e Serbisë, është e ndaluar nga rezoluta e Këshillit të Sigurimit të veprojë, por ajo këtë e bën në formë të fshehtë.
“Kosova dhe Serbia nuk duhet të lejojnë që mosmarrëveshjet e tyre për statusin të pengojnë përparimin për banorët e veriut”, thotë Sabine Freizer, drejtore e programit për Evropën në Grupin Ndërkombëtar të Krizave.
“Përderisa të mos gjendet një zgjidhje përfundimtare politike, palët duhet të kërkojnë zgjidhje të përkohshme dhe fleksibile për përmirësimin e sundimit të ligjit, grumbullimin e të hyrave doganore dhe gjetjen e ndihmave financiare për veriun”, ka thënë zonja Freizer. (a.v.)