Afrimi i zgjedhjeve lokale të 8 majit ka rritur ndjeshëm adrenalinën në politikë, në një garë që më shumë ngjan me një betejë për të fituar bashkinë e Tiranës.
Edhe pse ende të pazyrtarizuar, Partia Demokratike dhe Partia Socialiste pritet të përballen përkatësisht me Lulzim Bashën dhe Edi Ramën.
Ky i fundit, nëse vendos për rikandidimin, do të synojë mandatin e katërt në krye të bashkisë më të rëndësishme në vend - një fakt që analisti Sami Neza e rendit si element në disfavor të zotit Rama.
Neza mbron logjikën e konsumimit të mandatit, ku, sipas tij, bien më shumë në sy detyrat e parealizuara në krye të bashkisë, sesa çfarë është bërë.
"Të paktën në dy mandatet e fundit, zoti Rama nuk ka qenë i suksesshëm në punën si kryetar i bashkisë së Tiranës. Rama ka dhe një problem tjetër – problemin e dualitetit parti-bashki. Duke kërkuar sërish bashkinë e Tiranës, ai hedh hije mbi aftësitë e tij për lidership të Partisë Socialiste ose të së majtës në përgjithësi".
"Kështu që do të ishte shumë mirë që kësaj here, pas dhjetë vjetësh pjesëmarrje të Edi Ramës në politikë, të kishim një premierë dhe jo përsëritje“, thotë Neza.
Analisti Sokol Balla thotë se Rama ka shumë arsye të rikandidojë - arsye që, sipas tij, e pozicionojnë kryebashkiakun aktual në pozita më të favorshme se kundërshtari i tij i mundeshëm në garë, ministri aktual i Brendshëm, Lulzim Basha.
"Fakti që ai në zgjedhjet e 8 majit do të përballet me ministrin e Brendshëm të Qeverisë Berisha, që është palë në konflikt me opozitën për sa u përket ngjarjeve të 21 janarit, fakti që opozita futet në zgjedhje edhe pas video-skandalit Meta-Prifti, janë dy momente, pas të cilave vetëm një naiv mund të besonte që qeveria qendrore nuk ka pësuar firo".
"Edi Rama si kryebashkiak sigurisht ka firon e të qenët në këtë pozicion prej dhjetë vjetësh, por pa kaluar përmes ndonjë skandali të mirëfilltë, që atij t’i shkaktonte një kosto reale në vota“, thotë Balla.
Por, Neza e evidenton zotin Basha si kandidat potencial për të fituar në Tiranë.
“Jo se zoti Rama, nëse futet në garë, është një kandidat i dobët, por shanset e zotit Basha janë të mëdha, për shkak se ai ofron një alternativë për Tiranën e jo një alternativë për politikën në Tiranë”, thekson ai.
Analistët ndalen edhe në arsyet se pse politika, të paktën në 10 vjetët e fundit, ka kultivuar te publiku perceptimin se zgjedhjet lokale janë mbi të gjitha fitorja e bashkisë së Tiranës.
“Ka të bëjë edhe me profilin e njerëzve, të cilët kanë kandiduar për bashkinë e Tiranës. Që nga viti 2000 kur ka kandiduar zoti Rama, profili i njerëzve që kanë kandiduar nga të dyja partitë politike, i ka transferuar zgjedhjet në Tiranë nga zgjedhje administrative në zgjedhje të perceptuara politikisht“, thotë Neza.
Ndërkaq, Balla shprehet:
"Ngarkesat politike në të dy krahët dhe përpjekjet për diverzion politik brenda së majtës apo brenda së djathtës e kanë kthyer betejën për Tiranën në një luftë të vërtetë politike, sa herë vijnë zgjedhjet lokale“.
Deri në zyrtarizimin e kandidatëve, sipas analistëve, nuk priten surpriza për sa u takon garuesve për Tiranën. Kjo, me gjithë xhiron mediatike që ka bërë emra të ndryshëm si kandidatë potencialë për kryeqytetin.
Por, pavarësisht rezultatit që do të prodhojë gara për këtë bashki, analistët nuk e fshehin faktin se ajo do të jetë jo vetëm interesante, por edhe me tension, për shkak të krizës politike ende të pazgjidhur.